TAKIM ME DR ALIJ RASHID EN NUAJMIJ NË SELINË E TIJ NË EBU DHABI
Të dielën më 08.05.2022, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Z. Ismet Ademi u pritën në një takim oficial nga Kryetari i Këshillit Botëror i Bashkësive Myslimane me seli në Ebu Dhabi, Ekselenca e tij Dr. Alij Rashid En Nuajmij me bashkëpunëtorët e tij.
Së pari në emër të BFI e RMV, Reisul Ulemaja e falënderoi Ekselencën e Tij për ftesën për të marrë pjesë aktive në Konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Ebu Dhabi nën udhëheqjen e tij në krye të KBBM me temë “Uniteti Islam – Koncepti, mundësitë dhe
sfidat” ( الوحدة الإسلامية المفهوم والفرص والتحديات).
Edhe Kryetari Dr. Alij En Nuajmij tregoi kënaqësinë e tij për pranimin e thirrjes dhe kjo i jep peshë dhe rëndësi të veçantë kësaj konference dhe forcon bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy institucioneve që kanë për qëllim prezantimin e shëndoshë dhe të pastër të Islamit.
Edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi në frymën e kontributit në sfera të ndryshme. Poashtu u bisedua edhe për aktivitete tjera të përbashkëta për të mirën e kultivimit të paqes dhe bashkëjetesës në të gjitha vendet e botës. Me këtë rast Reisul Ulemaja falënderoi nikoqirin për pritjen miqësore e vëllazërore. Zoti e bekoftë.
Prev Post
Comments are closed.