TAKIM ME AMBASADORIN E RMV NË VIENË Z. OSVIT ROSOKLIJA

Të hënën paradite më 10.10.2022, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe delegacioni që ai udhëheq në Austri, realizuan takim me Ambasadorin e RMV në Vijenë të Austrisë z. Osvit Rosoklija dhe Sekretarin e parë z. Seat Fejzuli.
U bisedua për rrjedhat shoqërore si edhe për angazhimin e Ambasadës sonë në mirëvajtjen e punës sē bashkëatdhetarëve tanë si dhe në zgjidhjen e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me ta. Ambasadori z. Rosoklija çmoi lartë punën e bashkësive fetare, qendrave islame si dhe maturinë e tyre në marrëdhëniet ndërnjezore si vlerë e madhe në kultivimin e bashkjetesës në shoqërinë austriake si dhe zhvillimi dhe marrëdhëniet e Ambasadës me bashkëqytetarët tanë me punë në Austri me qëllim që të jenë sa më afër tyre në zgjidhjen e kërkesave eventuale. Reisul Ulema iu falënderua shumë nikoqirëve për pritjen dhe respektin që ata ia bënë delegacionit të BFI.

Comments are closed.