Takim lamtumirës me Ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit
8 nëntor – Dje, Reisul Ulema i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit z. Said Sadik Mohamed , i cili, veç tjerash ka shprehur falenderime të përzemërta për bashkëpunimin që ka pasur BFI me Ambasadën dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhshmen dhe të jetë më i frtytshëm.
Reisul Ulema duke i dëshiruar suksese në misionin e tij të mëtutjeshëm falënderoi Ambasadorin për të gjitha aktivitetet e përbashkta dhe premtoi një bashkëpunim të gjithanshëm dhe intensiv.
Në fund, në shenjë falëndërimi, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i dhuroi kompletin “ Për fe dhe atdhe”.
Comments are closed.