Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Takim i kreut të BFI-së me Unionin e motrave medicinale të akusherisë dhe stomatologjisë

Infermierët janë heronjtë e heshtur për kontributin e dhënë në betejën me koronavirusin. Ka qenë ku mesazhi që doli nga takimi që të hënën, u.d. Reisul Ulema Hafëz Shaqir ef. Fetai, pati me Shoqatën e motrave medicinave – Unioni i motrave medicinale të akusherisë dhe stomatologjisë, të cilat u përfaqësuan nga presidentja, Mr. Gordana Beshliovska, Nesrin Mustafa dhe Ilija Milloshovski.

“Ju jeni të parët që rrezikoni të prekeni prej pandemisë pasi jeni në vijën e parë të luftës me virusin duke ju ndihmuar të prekurve dhe kjo padyshim se është një vepër madhore tek Zoti i Plotfuqishëm ku në një hadith thuhet se ‘Allahu i ndihmon robit të Tij ashtu siç i ndihmon ai vëllait të vet’”, ka thënë Reisul Ulema Hafëz Shaqir ef. Fetai, duke i inkurajuar dhe lëvduar për punën, vullnetin, sakrificën, heroizmin që bëjnë infermierët në këtë kohë të pandemisë globale.

Mysafirët kanë shprehur faleminderime për fjalët miradije të kreut të BFI-së duke i uruar suksese në punën e tij ndërkohë që kanë kërkuar që të jenë në lutjet dhe duatë e të gjithëve.

Në fund të takimit, Reisul Ulema Hafëz Shaqir ef. Fetai ka shprehur mirënjohjen për punën e pandalshme duke ju dëshiruar vullnet të pamposhtur dhe profesionalizmin në kryerjen e detyrës si dhe shëndet të plotë që të mund të mbajnë këtë barrë të jashtëzakonshme për t’u kujdesur për të prekurit nga virusi, duke ju garantuar se Bashkësia Fetare Islame ka qenë, është dhe do të jetë në gatishmëri për të ndihmuar sektorin e shëndetësisë edhe në aspektin moral edhe në atë material kur kërkohet nevoja.

“Qofshi nën mëshirën dhe kujdesin e Zotit f.p”, ka përfunduar Hafëz Shaqir ef. Fetai duke kërkuar nga të gjithë nëpunësit fetarë që të mos i harrojmë sakrificat e jashtëzakonshme të këtyre njerëzve në lutjet dhe duatë e tyre.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni