Takim i kreut të BFI-së me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan

Shqetësimet e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni (BFIM) lidhur me diskriminimin e saj nga ana e shtetit veçanrisht nëpërkëmbjen e vakëfit dhe moskthimin e tij kanë qenë temat e takimit mes kreut të BFI-së, reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të kryesuar nga Kryetari Xhevat Sherifi.
Ngecja e denacionalizimit dhe kontestet e tjera të BFI-së me Qeverinë siç ishte rindërtimi i xhamisë në Prilep të shkatërruar nga konflikti i vitit 2001, ndërtimi i një xhamie në fshatin Llazec të Manastirit , projekti i xhamisë Burmali, Qendra islame në Shkup kanë qenë pikat ku më së shumti është përqëndruar kreu i BFI-së por duke mos përjashtuar edhe bashkëpunimin që ka institucioni fetarë me diasporën shqiptare jo vetëm në Amerikë nga vinin mysafirët por edhe në Evropë dhe gjithë botën.
“Çështjet fetare nuk duhet të përdoren për debat politik sepse kjo çon drejt ndarjes së bashkësive fetare. Maqedonia mund të ekzistojë vetëm si një shtet multietnik, multifetar dhe multikonfesional”, ka thënë kryetari i BFI-së duke falënderuar komunitetin shqiptaro-amerikan për kontributin e pakusht që kanë dhënë deri më sot për çdo golgotë që kanë kaluar shqiptarët.
“Bashkëpunimi jonë do të vazhdojë në po këtë ritëm”, tha Haxhi Sulejman ef Rexhepi.
Me shqetësim përcjellim të madh po përcjellim ngjarjet e fundit që janë duke ndodhur në Maqedoni. Ne vazhdojmë të punojmë drejt asaj që Maqedonia të mbesë një vend multireligjioz dhe të vazhdoj të funksionojë klima e mirëkuptimit të ndërsjellë, ka shprehur shqetësimet e tij Xhevat Sherifi, Komunitetit Shqiptaro-Amerikan.
  dsc00584 dsc00590
“BFI-ja është një pasuri kombëtare dhe si e tillë duhet të respektohet”, ka theksuar Sherifi duke shtuar se janë tepër brengosës që vakëfi i myslimanëve në vend që ti kthehet BFI-së ai vazhdon të shitet nga shteti.
“Prona është një e drejte e shenjtë në demokraci dhe ajo duhet tu kthehet myslimanëve”, ka theksuar Sherifi.
Në një takim shumë miqësor, Kominiteti shqiptaro-amerikan ia prezantuan platformën politike kreut të BFI-së, me të cilën do të tentojnë të unifikojnë faktorin politik shqiptar në Maqedoni rreth disa çështjeve që kanë të bëjnë me statusin juridiko-politik të tyre.
Ridenfimi kushtetues i pozitës së shqiptarëve, zgjidhja e statusit të gjuhës dhe elementeve tjera identitare shqiptare, parakushtet për regjistrimin e popullsisë, unifikimi i faktorit shqiptar për emrin dhe mos anashkalimi i interesave shqiptare në këtë proces, diaspora dhe roli i saj, përcaktimi i pozitës së shqiptarëve në Qeveri si dhe zgjidhja e statusit të UÇK-së janë pikat përmbajtjesore të kësaj platforme, janë disa nga çështjet kyçe që prezantuan shqiptaro-amerikanët dhe kërkuan edhe angazhimin e institucionit islam në këtë aspekt.

Comments are closed.