TAKIM GJENERATASH NË MEDRESENË ISA BEU
Të shtunën më 05.03.2020 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në gëzimin e mbrëmjes së takimit të tri gjeneratave të Medresesë Isa Beu dhe atë: gjenerata e IX-të, gjenerata e XI=të dhe gjenerata e XII-të.
Ky takim u mbajt në prezencë të Drejtorit të Medresesë Prof. Ibrahim ef. Idrizit, Sekretarit Lutfi Nexhipit, profesorëve të parë Prof. Sabahudin ef. Mahmudi, Prof. Rexhep ef. Osmani, Prof. Shafi ef. Osmani, ndërsa Reisul Ulemanë e shoqëronte Shefi i Kabinetit Dr. Abdulqerim Iseini dhe të tjerë, me ç’rast u përkujtuan dhe përjetuan momentet më të bukura gjatë kohës të kaluar në këtë vatër edukativo-arsimore.
Të pranishmit, me një fjalim të shkurtër dhe modest i përshëndeti Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili nëpërmjet emocioneve i përkujtoi ditët e Medresesë si dhe rolin e madh që kanë kuadrot e saj në shpjegimin e Islamit në vend dhe gjetiu nëpër Evropë duke qenë nëpër funksione të sferave të ndryshme.
Të gjithë ish nxënësit ishin të lumtur që takoheshin pas mbi dy dekadave dhe përkujtonin me mall kohën e kaluar në SHMI ” Medreseja Isa Beu ” në Shkup.
Bashkësia fetare islame e RMV është e hapur për të gjithë për kontributin e tyre si dhe sugjerimet, mendimet dhe këshillat. Falënderime për Drejtorin dhe stafin e tij për këtë organizim të mirë. Zoti i bekoftë.
Comments are closed.