Takim: Ef. Rexhepi dhe Zaevhepi dhe Zaev

12333Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Sekretari gjeneral i BFI-së, Afrim Tahiri, ka zhvilluar një takim me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev ku mbi të gjitha është diskutuar për situatën fetare në shtet si dhe hapat që duhet të ndërrmerren për të përmirësuar raportet fetare në shtet. Kreu i BFI-së, ka njoftuar liderin e LSDM-së për veprimtarinë institucionale dhe aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Mes tjerash ai u njoftua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet BFI, diskriminimi, moskthimi i pronës, zhvillimin e jetës fetare islame në vend si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet aktualisht BFI. Në këtë takim theks i veçantë iu dha çështjes së xhamisë Burmali, e cila është një element që me të vërtet na tangon që të gjithëve. Zaevi ka theksuar se LSDM-ja angazhohet maksimalisht dhe vazhdimisht për përmirësimin e bashkëjetesës ndërfetare në vend. Kreu socialdemokrat ka theksuar se LSDM do t’i trajtojë gjithmonë më vëmendje të posaçme çështjet e rëndësishme fetare, si dhe ato me të cilat preokupohen bashkësitë fetare, ngasen Maqedonia është vend multikonfesional dhe multikultuor, andaj duhet pasur kujdes me ndjenjat e qytetarëve, ngase ngacmimi i tyre mund të sjell edhe ngritjen e tensioneve përmasat e të cilave mund të kenë përfundim të keq për vendin.

Comments are closed.