Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pati një takim shumë të rëndësishëm me delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës i udhëhequr nga Mr. Sabri Bajgora, Drejtor i Institutit për hulumtime shkencore dhe kulturore pranë BI të Kosovës.
Në këtë takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimuit në mes dy Bashkësive në realizimin e projekteve të përbashkëta në sfera të ndryshme të hulumtimit të vlerave islame dhe më gjerë. Në prezencë të Prof. Jusuf ef. Zimerit, Drejtor në Sektorin për arsim fetar dhe Dr. Selver Xhemailin, Drejtor për Diasporë edhe njiherë u vendos që BFI e RMV të jep përkrahjen maksimale me të gjitha kapacitetet intelektuale në arritjen e këtyre qëllimeve madhore. U bisedua në mënyrë vëllazërore edhe për shumë çështje tjera.
Comments are closed.