Ta zbardhim veprën kapitale të popullit shqiptar

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame,Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi takoi Afrim Mustafa, autorë i enciklopedisë “ Bardhësitë e Atdheut”, vepër e cila tani më ka bërë disa herë ribotime.
Gjatë deklaratës së tij, ef. Rexhepi para mediave shprehi se: “ Është dhuratë shumë e çmuar e cila meriton dhe duhet të ketë vend të posaçëm në veçanti në këtë kohë kur ne po i afrohemi festës madhështore në Vlorën e bekuar, andaj mua më paraqet nder dhe kënaqësi të veçantë enciklopedia “ Bardhësitë e Atdheut” nga autori Afrim Mustafa, i cili për mes kësaj vepra ka dhënë një kontribut të madh shkencor, historic dhe shoqëror. “
reisi dhe afrim mustafa
Bardhësitë e Atdheut” është vepra kapitale dhe vitale e kohës së re, sidomos me rastin e rezistencës së fundit të popullit shqiptarë për ngritjen e nivelit të të drejtave njerëzore. Idetë dashakeqe të armiqëve dhe zullumqarëve nuk u realizuan, andaj edhe Allahu Fuqiplotë nuk e ndihmon asnjëherë zullumin…” – tha mes tjerash ef. Rexhepi
Ndërsa në anën tjetër z. Mustafa theksoi: “ Unë autorë i enciklopedisë së tri UÇK- vë atë të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë falënderoj institucionin e Bashkësisë Fetare Islame dhe kryetarin e saj, H. Sulejman ef. Rexhepi për ndihmën intelektuale dhe shpesh herë edhe materiale që ka bërë për botimin dhe ribotimin e kësaj vepre për perosnalitet e kombit tonë. Shfrytëzoj rastin që punblikisht të falënderoj BFI për përkrhajen dhe për përkthimin në gjuhë të tjera të kësja enciklopedie, në veçanti për ef. Rexhepin që dha kontribut të madh për popullin dhe kauzën shqiptare.”
Në fund të këtij takimi Reis ul Ulema bëri apel përmes mediave të shkruara dhe elektronike tek të gjithë qytetarët të cilët duhet ta kenë këtë vepër nëpër familjen e tyre dhe të gjejn freskinë e ndërgjegjës, perms së cilës e kujtojm si është fituar liria tek e cila ka qenë prezente ndihma e Allahut në atë fitore. Zoti e bekoft popullin shqiptar dhe Shqipërinë dhe inshallah rrumbullaksohet Shqipëria natyrale sa më shpejt.

Comments are closed.