Suspendohen puçistët

fsghiTë shtunën më datë 09.05.2015 në Fakultetin e Shkencave Islame, në orën 11:00, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame mbajti mbledhjen e saj të vazhdueshme, për shkak të situatës së krijuar, në Bashkësinë Fetare Islame por edhe situatës së krijuar në vend, gjegjësisht në qytetin e Kumanovës.
Në këtë mbledhje që u udhëhoq nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, prezent ishin dymbëdhjetë myftinjtë e Republikës së Maqedonisë, Kryetari i Kuvendit të BFI dhe udhëheqësit e Institucioneve Arsimore si: Dekani i FSHI dhe Drejtori i Medresesë Isa Beu, me ç’rast edhe një herë u vërtetua se brenda për brenda BFI-së ka një unitet të fuqishëm dhe vendosshmëri që të zgjidhen sa më parë problemet që kanë ndodhur në BFI.
Nga kjo mbledhje u dol me këto vendime dhe konkluza: Fillimisht Rijaseti i BFI falënderon të gjitha organet dhe institucionet për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Rijasetit gjatë këtyre akteve vandale dhe ekstreme, të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet të ishin pjesë e zgjidhjes së problemeve. Nga ana tjetër, Rijaseti gjithashtu falënderoi të gjithë besimtarët si brenda vendit ashtu edhe ata nga jashtë për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që e kanë bë nëpërmjet telegrameve dhe telefonatave, të cilët e dënojnë sulmin e paskrupullt në BFI. Përkrahja dhe mbështetja e tyre dhe dënimi i dhunës, ka qenë një motiv më tepër që Rijaseti të ruajë unitetin, gjakftohtësinë dhe një shtytje më tepër për të vepruar me mençuri e zgjuarsi në këto momente të vështira, nëpër të cilat kalon BFI.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u morr vendimi për sanksionimin e personave të cilët organizuan uzurpimin e dhunshëm në BFI, dhe ndaj të cilëve u morr masa e suspendimit nga Bashkësia Fetare Islame.
Ky vendim u mor për personat në vijim: Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani, Skender Buzaku, Abaz Islami dhe Ismet Bytyçi, të cilët që nga dita e Shtunë 09.05.2015, nuk janë më të punësuar në BFI.
Gjithashtu pika e tretë rreth të cilës u diskutua në këtë mbledhje, është gjendja e krijuar në qytetin e Kumanovës, e cila na ka shqetësuar tej mase dhe të cilën e ndjekim nga afër dhe me druajtje të madhe. Por, Rijaseti i BFI me në krye Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, u bëjnë thirrje popullatës në Kumanovë dhe më gjerë, që ta rruajnë gjakftohtësinë dhe racionalitetin e të mos bien pre e asnjë lloj provokimi i cili mund të nxisë dhunën. Ne si BFI gjithmonë e kemi dënuar dhunën dhe këtë qëndrim do ta mbajmë gjithmonë.

Comments are closed.