Sulmohet xhamia e vetme e Velesit

Vazhdon presioni ndaj besimtarëve myslimanë. Të dielën më datë 14 prill 2012, në Xhaminë Fazëll Ahmet Pasha në qytetin e Velesit, besimtarët muslimanë janë kërcënuar dhe uar verbalisht nga një grup i të rinjve maqedonas të cilët me anë të sharjeve dhe kërcënimeve për jetën, i kanë penguar besimtarët muslimanë që të kryejnë namazin e jacisë.
Sipas dëshmitarëve okularë, ky grup i maqedonasve të cilët kanë qenë të armatosur me drunj dhe njëri prej tyre edhe me thikë, kanë skanduar sharje morale dhe ofendime në bazë nacionale dhe fetare, duke u thënë besimtarëve që: “Ju nuk e keni vendin këtu”. “Kjo është Maqedoni”. “Ky është vend i Krishterë, e xhamia nuk e ka vendin këtu”. Ikni në Shqipëri se do t’ju vrasim”. “Do tua djegim xhaminë”, e kërcënime të tjera të kësaj natyre.
Në ato momente tensioni, në afërsi të xhamisë janë mbledhur një numër i madh i besimtarëve muslimanë për ta mbrojtur xhaminë ndaj ndonjë skenari ogur-zi dhe më pas me ndërhyrjen e policisë është evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha.
Por kërcënimet me intensitet edhe më të theksuar kanë vazhduar edhe gjatë ditës së hënë, kur është kërcënuar me jetë edhe imami i kësaj xhamie. Për tu njoftuar më afër me këtë problematikë, ditën e hënë një delegacion i Rijasetit të BFI-së vizitoi xhaminë Fazëlll Ahmet Pasha dhe bisedoi me imamin Nesim Demiri si dhe me xhematin i cili ndodhej në xhami gjatë momenteve kritike.
Sa për informim publik, kjo xhami disa herë ka pësuar sulme të ndryshme madje një herë është djegur tërësisht dhe për këtë arsye xhemati i saj është i vendosur që ta mbrojnë xhaminë e cila daton që nga viti 1635 dhe është xhamia e vetme në qytetin e Velesit.
Pas shqyrtimit të këtij rasti, Bashkësia Fetare Islame në RM, kërkon nga organet e rendit të zbatojnë ligjet në fuqi dhe ndaj dhunuesve të merren masa të parashikuara me ligj, me qëllim që të pengohen incidente të ngjashme në të ardhmen të cilat po bëhen pengesë serioze e harmonisë ndërfetare, ndëretnike dhe integrimit të vendit.

DSC03049 DSC03061 DSC03065 DSC03066

Comments are closed.