Me ftesë të Ministrit të Punëve të Brnedshme të Republikës së Shqipërisë, z. Saimir Tahiri, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman efendi Rexhepi do të marrë pjesë në Saminit Rajonal të Ballkanit për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm . Pjesëmarrja e tij do të jetë aktive duke drejtuar njërin nga panelet, ndërsa do të ligjërojë mbi iniciativat innovative të BFI-së për të eliminuar të gjitha rreziqet e mundshme që vijnë nga lëvizjet ekstreme të dhunshme përfshirë këtu edhe terrorizmin.
Ky samit rajonal do të theksojë rolin e rëndësishëm që komunitetet lokale dhe aktorët jo-qeveritar luajnë së bashku me qeverisjet lokale dhe kombëtare në adresimin e ekstremizmit të dhunshëm në Ballkan dhe më gjërë.
Vlenë të theksohet se ky Samit tre ditor Rajonal për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, që mbahet në Tiranë më 19-21 maj të vitit 2015, është si një vazhdim i Samitit të Shtëpisë së Bardhë, mbajtur në 19-21 shkurt të vitit 2015 në Washington DC.
Comments are closed.