Sulejman ef. Rexhepi priti në takim Halit Bekiroglu

turkMë datë 27.08.2015 kryetari i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi ishte nikoqir i kryetarit të Shoqatës joqeveritare të Imamëve të diplomuar ONDER  në R. e Turqisë z. Halit Bekiroglu me disa bashkëpuntorë.Bekiroglu e informoi Reis Ulemanë për shoqatën të cilën ai e drejton së ajo është themelua që nga viti 1958, qëllimi i së cilës është avansimi i jetës fetare. Nën ombrellën e kësaj organizate veprojnë edhe 400 organizata tjera. Të anëtarsuar në këtë organizatë janë mbi një million imam të cilët veprojnë në R. e Turqisë.

Gjithashtu, z. Bekiroglu potencoi se organizata ONDER ka marrë një iniciativë për bashkëpunim me shkollat fetare Medresetë që gravitojnë në Ballkan e më gjërë.

Kryetari i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi ju shprehi falenderime të thella për vizitën e tyre dhe dyertë e BFI-së janë gjithmonë të hapura për bashkpunim të mirëfilltë dhe transparent.

 

Comments are closed.