STUDENTËT E MEDINËS NGA MAQEDONIA E VERIUT MIRËPRESIN DELEGACIONIN E BFI

STUDENTËT E MEDINËS NGA MAQEDONIA E VERIUT MIRËPRESIN DELEGACIONIN E BFI

Delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV i cili nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai po qëndron në Mbretërinë e Arabisë Saudite, gjatë qëndrimit të tyre në Medinë kishin rastin që përveç takimeve zyrtare me autoritet fetare të kësaj mbretërie të takohen edhe me studentët e Medinës nga Maqedonia e Veriut, të cilët treguan nivel të lartë mikpritës ndaj delegacionit të BFI e RMV dhe me kënaqësi u vunë në shërbim të komoditetit të këtij delegacioni. Njiherit ata organizuan ndejë në selinë e Unionit të tyre në krye me Dr. Kujtim Ahmetin dhe studentët tjerë, si Z. Fatoni, Alaudini, Orhani dhe të tjerë… Gjatë këtij takimi delegacioni i BFI e RMV dhe Unioni i Studentëve nga Maqedonia e Veriut që studiojnë në Medinë, biseduan mbi rrjedhën e studimeve të tyre, me kushtet dhe me sfidat eventuale të tyre. Gjatë bisedës u vërejt se studentët janë të lumtur, të suksesshëm dhe të gatshëm për t’u vënë në shërbim të vlerave fetare e kombëtare të vendit konform kushteve dhe rrethanave.
Nga ana tjetër, Reisul Ulemaja, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emër të delegacionit që ai e udhëheq, i informoi studentët për rrjedhat e jetës fetare në vend si dhe strategjinë e BFI për të ardhmen e Islamit dhe ua bëri me dije se ato janë ardhmëria e Islamit dhe vlerave tjera në shoqërinë tonë.

Comments are closed.