Struga me dy vakëfe të reja

Të hënën më 25.04.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në ceremoninë e lëshimit në përdorim të dy ndërtesave të reja, Vakëfe te reja të Myftinisë e Strugës, dhe atë në Strugë dhe në fshatin Dollogozhdë të Strugës.
Në këtë ngjarje historike prezentë ishin shumë mysafirë nga vendi e nga jashtë, të cilët u pritën krahëhapur nga Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani, e ndër tyre ishin: Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Z. Ramiz Merko.
Pas hapjes së vakëfit të parë në Strugë e cila u bë nga Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu Mr. Salim Sulejmani dhe Kryetarit të Komunës së Strugës, Z. Ramiz Merko, delegacioni i BFI i udhëhequr nga Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani së bashku me Reis Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe mysafirin nga Shqipëria, Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, nën prezencën e imamëve dhe këshillit të xhamisë së fshatit Dollogozhdë, bënë hapjen e vakëfit të ri edhe në këtë fshat.
Në fjalimin e tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai së bashku me Myftiun e Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani falënderuan të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e këtyre ndërtesave të vlefshme të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe besimtarëve. Kreu i BFI potencoi se vakëfet janë e ardhmja ekonomike e organizimit të jetës fetare, andaj duhet dhënë rëndësi të veçantë tendencave të tilla.
Myftiu i Strugës në emër të BFI e falënderoi Kryetarin e Komunës së Strugës. Z. Ramiz Merkon për përkrahjen e madhe që i jep Myftinisë së Strugës.
Zoti i shpërbleftë me të mirat e tij të gjithë ata që kontribuuan dhe kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e vakëfeve.

Comments are closed.