Strategjitë antishqipare lehtësisht të lexueshme

muzemil osmaniDebati, mendimi ndryshe, shprehja e mendimit alternative, kundërshtimi I pikëpamjeve, ofertat avansuese, gjithnjë garantojnë perspektivë të suksesshme dhe sigurojnë kpjen e majave të suksesit. E kundërta e kësaj pastaj është totalitarizëm. Kur ky “konfliktualitet pozitiv”zhvillohet brenda komunitetit atëherë, padyshim se ngritet një shoqëri e shëndoshë. Fundja ky do të duhej të ishte synim i çdo eite, i çdo lideri, i çdo udheheqësi

 

Nga Muzemil Osmani, teolog

 

Në letrat shqipe të karakterit islam, për shumë arsye, kryesisht të natyrës politike, kemi një shkëputje të gjatë kohore të mendimit intelektual islam. Kjo dukuri vërehet sidomos ndër popullatën shqiptare në trevat e Maqedonisë, ku, edhe pse dikur pati traditë mendimi përkatës, megjithatë, për gati 70 vjet u ndërpre të menduarit dhe të gjykuarit publikisht sipas pikëpamjeve islame. Hoxhë Voka mund të konsiderohet si i fundit mendimtar musliman para se mbi nënqiellin tonë të pllakosë analfabetizmi dhe pastaj edhe ateizmi i cytyr nga komunizmi ortodoks sllav.

 

Koha e mendimit intelektual islam

 

Kuadri teologjik asnjëherë nuk mungoi në trevat tona, ishte prezent gjithnjë. Popullata jonë nga gjiri i vet nxori mjaft dijetarë të devotshëm të proviniencës islame por, veporimtaria e tyre ishte ngushtuar dhe rudhur gjithnjë në kuadër të predikimeve elementare islame. Më tej nuk lejohej. Opinioni islam apo, pikëpamjet nga këndvështrimi islam ishin të pamundshme. Çdo gjë që predikohej jasht korrnizave komuniste, në gjuhën shqipe dhe për shqiptarët, sulmohej, përndiqej dhe burgosej. Në horizont ishte tendenca për krijimin e “kombit komunist” që duhej t’i përshtatej ekskluzivisht popullit shqiptar. Këtu diku duhet kërkuar arsyet e ndërprerjes së atij mendimi angazhues dhe të atyre përpjekjeve publike për ta kultivuar islamin autokton dhe për ta avansuar mendimin islam e për ta shprehur atë në gjuhën shqipe. Censura dhe autrocensura tashmë ishin ngritur “si polici kujdestar” dhe ishte “institucionalizuar” në trurin e intelektualit shqiptar. Përpjekjet për ta neglizhuar këtë “polic kujdestar” do të vërehen me grupin e parë të teologëve tanë që do të shkollohen në disa qendra islame të botës arabe. Por, edhe më tej do të pengohet mendimi islam origjinal në gjuhën shqipe. Nëpër ca broshura e ilmihale të kohës do të publikohen në gjuhën shqipe shkrikme kryesisht të perkthyera nga gjuha bosnjake, nga gjuha arabe dhe turke. Pra, assesi të profilizohej mendimi intelektual shqip i veshur me petkun islam.

Vitet nëntëdhjeta, viti kur do të përfundojë periudha komuniste, shqiptarët e Maqedonisë do t’i gjejë relativisht të kompletuar mirë në rrafshin e botës teologjike islame. Numri i studentëve të kthyer nga universitetet islame ishte bukur i madh. Intelektualët e proviniencës islame kishin zënë vend në Medresenë e Isa Beut, nëpër organet e Bashkësisë Islame si dhe nëpër xhamitë e ndryshme të vendit. Proceset e reja politike të vendit, gjithësesi që mobilizuan edhe kuadrin tonë teologjik. Opinionet, pikëpamjet islame nisën të qarkullojnë publikisht. Pa dyshim, kishte nevojë për një profilizim të mendimit intelektual shqiptar i cili do të ndikonte në përpjekjet e para publike për ta rifuqizuar identitetin autokton islam të shqiptarëve të vendit. Këtij procesi, pa dyshim që do t’i prijë Kryetari i Bashkësisë Islame në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi.

 

Rikthimi i traditës: feja në shërbim të kombit dhe të mirëqenies

 

Në këtë periudhë jo vetëm që duhej guxin por edhe strategji si dhe afinitete për ta orientuar zhvillimin e jetës fetare islame në dy kahje: për ta riorganizuar dhe për ta fuqizuar institucionalizimin e jetës fetare islame si dhe, për ta profilizuar dhe për ta bërë me identitet burimor shqiptar tërë atë qasje islame e cila ishte në rrezik që të ngjyrosej me elemente jo autoktone, me kultura e mentalitete të huaja për shqiptarin.

Paraqitjet publike, të shpeshta si dhe tepër të guximshme të H. Sulejman ef. Rexhepit, e detyruan edhe politikën zyrtare shtetërore që të ketë sa më shumë kujdes ndaj islamit dhe muslimanëve të vendit. Ky guxim prej intelektuali të lartë islam, ua hapi shtegun edhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij të cilët, duke publikuar herë pas herë vështrime islame, dhanë kontributin e tyre drejt të menduarit më shkencërisht si dhe drejt ballafaqimit me problemet e shumta shkencore islame. Jeta fetare islame, bashkë me mendimin islam autokton, po zhvillohej gjithnjë e më shumë.

Pra, me H, Sulejman ef. Rexhepin, u ngrit ajo urë lidhëse e mendimit tradicional islam me mendimin bashkëkohor e intelektual i cili pa dyshim që ishte në funksion të zgjidhjeve edhe të shumë problemeve kombëtare në vend. Tradita e teologëve shqiptarë për të dhënë kontribut drejt zgjedhjeve të problemeve kombëtare mori hov edhe më të madh sidomos me daljen në skenë të efendi Rexhepit si lider fetar i myslimanëve të Maqedonisë.

Opinionet e tij, pikëpamjet e tij, qasjet e tij në zgjidhjen e problemeve fetare e kombëtare, pa dyshim që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme përgjatë kësaj kohe dhe përgjatë tërë historisë kombëtare. i cituar e i respektuar jo vetëm në botën shqiptare por edhe më gjërë, H. Sulejman ef. Rexhepi do të bëhet model i mendimtarit original dhe vizionar.

Filozofia fetare e efendi Rexhepit është ta ruajmë dhe ta kultivojmë islamin burimor shqiptar, ndërsa filozofija politike e tij është që “pa fe nuk ka atdhe”; dy filozofi këto që pa dyshim përbëjnë shkollën që bart emrin e Sulejman Rexhepit.

Këto dy filozofi tashmë kanë kornizat e veta, kanë kopertinat e veta, që do të thotë se, janë përmbledhur dhe përfshirë në disa tituj librash.

  1. Sulejman efendi Rexhepi, si Kryetar i Bashkësisë Islame në Maqedoni, është një lidership i gjallë, një model lideri që inspiron udheheqje të përkryer drejt zgjidhjes së shumë problemeve qofshin ato fetare po ashtu edhe kombëtare.

 

Koha e “anonimatit absolut”

 

Debati, mendimi ndryshe, shprehja e mendimit alternative, kundërshtimi i pikëpamjeve, ofertat avansuese, gjithnjë garantojnë perspektivë të suksesshme dhe sigurojnë kapjen e majave të suksesit. E kundërta e kësaj pastaj është totalitarizëm. Kur ky “konfliktualitet pozitiv” zhvillohet brenda komunitetit atëherë, padyshim se ngritet një shoqëri e shëndoshë. Fundja ky do të duhej të ishte synim i çdo elite, i çdo lideri, i çdo udhëheqësi.

Në shoqëritë që lëngojnë nga “fatkeqësia multietnike” e shkaktuar nga zhvillimi i koncepteve megalomane, kemi pastaj tjerrjen e teorive të konspiracionit, sepse perspektiva shikohet pikërisht nga aparati me dioptri konspirative. Për t’u zhvillur ky sistem që rrënon çdo vlerë të multinacionlitetit dhe multikulturalizmit duke e imponuar “më të madhin” apo “carin e vendit”, kjo më së lehti arrihet përmes pjelljes dhe instalimit të lojtarëve që do të gëzojnë jo vetëm përkrahje absolute institucionale, por, nëse e do nevoja edhe “anonimatin absolut” (kur të njeh pushteti me emër e mbiemër lëvozhga e anonimitetit ngjanë në cipën e qepës). Kjo metodologji diversante e puhtetit në kohë paqe aplikohet me qëllim të zvetënimt të peshës së liderit të një komuniteti intelektual, politik e fetar, por edhe të vënies nën kontroll të veprimtarive të subjekteve gjegjëse. Synimi nuk ngelë vetëm në këto suzaa të ngushta por, qëllimi final është konfliktualiteti negativ, përplasjet fizike, shkaktimi i sjelljeve ekstremiste e deri te lëkundja e themeleve të një subjeti të caktuar, me qëllim të intervenimit të pushtetit për ta zgjidhur situatën. Pra, duke tentuar pushteti që të marr fytyrën e “shpëtimtarit” në fakt e maskon fytyrën e vet të vërtetë prej armiku të përbetuar kundër të gjithë atyreve që nuk i nënshtrohen ideologjisë së pushtetit të carit.

Ja pra, kjo lojë e ulët dhe jonjerëzore përgjatë këtyre dekadave demokratike është luajtur sidomos mbi kurriz të Bashkësisë Fetare Islame në RM, kundër myslimanëve të vendit dhe, sidomos kundër prijësit shpirtëror të muslimanëve të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rxhepit.  Lojëra të ulta konspirative të shërbimeve të ndryshme që mundoheshin t’i kryejnë përmes lojëtarëve të tyre por edhe përmes institucioneve të caktuara shtetërore, pra, të gjitha këto lojëra binin ngordhtë përdhe para këmbëve të H. Sulejman ef. Rexhepit. Kjo sepse, efendi Rxhepi kishte, ka dhe do të ketë vetëm një synim: avansmin e islamit, faktorizimin e muslimanëve të vendit si dhe të drejtat e barabarta për të gjithë komunitetet fetare që jetojnë në vend. Nuk ka fije dyshimi se ky synim është i shenjtë, është njerëzor dhe, si i tillë, do të triumfojë mbi çdo synim, qoftë ai edhe shtetëror që është përplotë me helmin e hilesë.

 

Zbatuesit e pavullnetshëm të strategëve që bëjnë jetë urith

 

H Sulejman ef. Rexhepi, ç’është e vërteta, u sulmua më shumë nga do pishpirikë që thirren në emër të myslimanëve e të islamit se sa nga pushteti. Pushteti e sulmoi përmes këtyre pishpirikëve, ndërsa kërcënimin e vet e bënte përmes bllokimit të bashkëpunimit institucional. Bllokimin e justifikonte lehtë: aty ku ka konflikte të brendshme për çështje parimore nuk është mirë të ndërhyjë apo të përfshihet pushteti”! Ky ishte justifikimi cinik i pushtetit.

Metodologjia më e shpeshtë që u përdor për devalvim të figurës dhe të personalitetit të H. Sulejman ef. Rexhepit ishte fushata mediale e ngakar me insinuata, shpifje, trillime dhe sajesa Kjo jo njëherë u dëshmua edhe nëpër procese gjyqësore. Të gjitha poceset i fitoi BFI dhe Reisul Ulema i këtij Institucioni, por, asnjëhere nuk shkoi deri në masën ekstreme që të dëmtohen matrialisht as mediat, as portalet por as gzetarët. Sepse, H. Sulejman ef. Rexhepi një gjë e ka të qartë: asnjë nga mediat shqipe, madje as ato maqedonase të kontrolluara, asnjë nga potalet, gazetarët e “hallexhinjtë e devotshëm” nuk i kanë kryer me vullnet ato veprime anti-BFI porse në të tilla projekte janë futur sepse, ose kanë qenë të shantazhuar, ose bashkëpunëtorë të ngushtë të shërbimeve që përhapin mjegull ose janë njerëz me karakterë të dobtë ndaj dhe lehtësisht të manipulueshëm. Kundër kësaj kategorie njrëzish Reisul Ulema gjithmonë ka shprehur keqardhje.

Aventurat e pushtetit, të shërbimeve të tij si dhe të njerëzve lëhtësisht të dirigjueshëm, ngjajnë në aventurat donkishotiane në luftë kundër mullinjëve të erës. Këta sulme në fakt veçsa e kanë kalitur dhe e kanë çelikosur Reisul Ulemanë i cili, pa dyshim që, në Mqedoninë plurale për momentin është lideri që më së gjati ka qëndruar vertikalisht dhe në detyrë, lideri që ka arritur më së shumti suksese, lideri që ka zënë vend në faqet e historisë kombëtare.

 

Sukseset e f. Rexhepit të pagëlltitshëm për pushtetin

 

Sukseset e tij konsistojnë:

– në sigurimit e qindra burseve për shkollimin e lartë të kuadrit tonë nëpër universitete e qendra të dryshe islamike;

– në përpjekjet permanent drejt zhvillimit dhe të kultivimit të islamit tradicional dhe autokton, të atij islami që na e lane trashëgim të parët tanë;

– në apelin gjithnjë e më të fqishëm për shkollimin e femrës myslimane deri në instancat më të larta arsimore;

– në koordninimin e punëve me të gjith subjektet politike të bllokut mysliman që në programet e tyre partiake nënvizonin ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore islame si dhe të avnansimit të jetës fetare islame;

– në përkrahjen e gjithanshme për themelimin e Universitetit të parë në gjuhën shqipe në Maqedoni;

– në dhënien e kontributit vetëmohues në ngritjen e Medresesë Isa Beu,

– në themelimin dhe në ngritjen e objektit të Fakultetit të Shkencave islame në RM;

– në dispersimin e paraleleve për femra të kësaj Medrese në disa qendra të Maqedonisë

– në hudhjen e gurit themeltar të mbi 100 xhamive të reja anekënd territorit;

– në menaxhimin e krizave humanitare për mbi 20 mij myslimanë nga Bosnja, për mbi 300 mij shiptarë nga Koova;

– në menaxhimin e krizës humanitare gjat konfliktit në Mqedoni më vitin 2001 dhe, mbi të gjitha

– në kultivimin dhe përphapjen e mendmit intelektual e akademk mbi çështjet islame tek popullata jonë, mbi ruajtjen dhe forcimin e unitetit tonë fetar e kombëtar dhe, si rrjedhojë e këtij angazhimi, në devalvimin e lojërave të dyshimta, në zbërthimin e tyre si dhe në neutralizimin e të gjithë lojtarëve të shërbimeve të ndryshme të vendit dhe të infiltruar nga jashtë.

Inicimi dhe kontributi i H. Sulejman ef. Rexheit për organizimin dhe mbajtjen e një konferencë në hapësirat e Medresesë Isa Beu mbi Shqiptarët e Maqedonisë, do të jetë halë e përjetshme në sytë e çdo pushtetari maqedonas megaloman. Hakmarrja për këto aktivitete kaq të suksesshme do të ishte moto “Përçaj e sundo”! Përçarja arrihet përmes njerëzve të infiltruar në emër të islamit e ne emër të të mirave të myslimanëve. Pra, përmes njerëzve të të “njëjtit soj” por me shenja dalluese që karakterizojnë fillet e përçarjes. Vetëm këta njerëz me këto shenja dalluese nuk bën të sulmohen, të dëmtohen e të devalvohen, ndërsa BFI dhe Kryetari i saj, H Sulejman ef. Rexhepi, po!

 

Profili “i dirigjentit” me “orkestër të çakorduar”

 

Edhe këto ditë janë shtuar sulmet e sinkronizuara të disa mediave dhe portaleve maqedonase me disa individë anonimusë dhe portaleve të sapoformura shqiptare. Strategjia është e njëjt: të goditet shtylla e BFI-së dhe e myslimanëve në Maqedoni. Fatmirësisht, shqiptarët e mirëfilltë dhe ata që në venat e tyre rrjedh gjakë myslimni, jo që nuk zhvillojnë lojëra të ulta por edhe shprehin keqardhje për disa individë pakurrizore dhe disa portale paçavurë që vullnetarisht mbajnë anën e shërbimeve sekrete të vendit dhe të huaja. Çuditërisht, deri më sot, këta “të devotshëm” dhe këta portale që vrapojnë pas skandaeve, asnjë fjalë për prijësit e tjerë fetarë të cilët me asnjë trohë nuk ia turbullojnë ujin pushtetit maqedonas. Të tillët, ose në shpirt janë maqedonas ortodoksë ose janë desperatorë vullnetarë të këtyre shërbimeve.

Shërbimet sektrete dhe pushteti aktual me çdo kusht përpiqet që Maqedoninë ta paraqesë si vatër e “terroristëve islamikë”, ndërkoh që H. Sulejman f. Rexhepi del me projekt për ta eliminuar këtë bindje të mbrapshtë për ç’gjë ka nisur të gëzojë përkrahje prej tërë korit diplomatik që vepron në vendin tonë. Ky angazhim nuk e gëzon shërbimin sekret të vendit si dhe nuk i gëzon aleatët e këtij shërbimi që shpërfaqen përmes portaleve dhe shënimeve fejsbukiane.

Le të lehin qentë – karavani duhet të ec! H. Sulejman ef. Rexhepi për momentin ka të vetmin preokupim. Natë e ditë lë luftojë kundër të gjithë atyre forcave të errta duke i deshifruar ata si dhe lojërat e tyre antinjerëzore. Të tillët kanë të vetmin strategji për momentin: si t’i parqesin shqiptarët si “element kërcënues” që përmes “përhapjes së radikalizmit islamik” minojnë paqen dhe stabilitetin në vend dhe më gjërë! Kjo strategji, e dalur nga guzhinat serbe dhe tashmë e njohur me vite prej të gjith shqiptarëve, është e pazhvillushme në terrenin e Mqednisë, sepse, myslimanët e vendit do të jenë në anën e H. Sulejman ef. Rxhepi dhe jo në anën e destabilizuesve dhe dashakëqinjve të islamit. Prandaj H. Sulejman ef. Rexhepi deri në frymën e tij të fundit do të jetë ngadhnjimtarë dhe pararojë e mirëqenies dhe paqes si në mesin e shqiptarëve ashtu dhe në mbarë vendin.

 

(Autori është Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë se BFI në RM)

Comments are closed.