Solemniteti i 27 i garave ndërkombëtare të lexuesve të Kur’anit Famëlartë
Në vizitën zyrtare të delegacionit të lartë të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, të udhëhequr nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: H. Abedin ef. Imeri – Myfti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Strugës, H. Sabuhudin ef. Zendeli – Myfti i Gostivarit, Prof. Jusuf ef. Zimeri – Drejtor i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI, Mr. Mustafa ef. Dauti – Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me jashtë dhe H. Idriz ef. Idrizi – Referent më Myftininë e Tetovës, më 25.09.202, ishin pjesëmarrës në Solemnitetin e 27 të garave ndërkombëtare të lexuesve të Kur’anit Famëlartë të organizuar nga Meshihati i BI në Kroaci.
Sipas programit të paraparë, Reisul Ulema mbajti një fjalim përshëndetës për të pranishmit me ç’rast foli mbi rëndësinë e Kur’anit dhe vlerës së leximit të tij. Përshëndetja e nikoqirit Muftiut të Kroacisë Dr Prof. Aziz Hasanoviç dhe fjala e rastit nga Dr. Husein Kavazoviç, Reisul Ulema i BI të B dhe Hercegovina.
Ishte një manifestim masovik me pjesëmarrës nga 27 vende, Turqi, vendet arabe dhe shumë vende tjera.
Prev Post
Comments are closed.