Simpozium: ” Ixhmai dhe vetëdija kolektive”

image_1367406455974312Në Stamboll të Turqisë në organizim të Yeni Ymit dhe Hira nga 27-28 prill është organizuar simpoziumi ndërkombëtarë me temën “Ixhmai dhe vetëdija kolektive” ku morën pjesë lider dhe përfaqësues të Bashkësive islame, akademive, studiues të çështjeve islame etj, mbi 80 shtete të ndryshme të botës. Delegacionin e BFI-së e udhëhoqi Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI, Afrim ef. Tahiri, Dekani i FSHI-së, Dr. Fahrudin Ebibi, Drejtori i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, myftiu i Shkupit Ibrahim ef. Shabani, Myftiu i Tetovës, Alifikri ef. Esati, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Shtipit, Isa ef. Ismaili, Myftiu i Kërçovës, Murat ef. Huseini, Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë, Dr.Abas Jahja, Kordinatori për lidhjet me botën turke Prof. Nizam Reshid dhe Kordinatori i Paraleles së shtrirë të Medresesë Isa Beu në Tetovë Prof.Bahri Aliu.
Simpoziumi në fjalë ishte mjaft me peshë për shoqërinë myslimane dhe se si i tillë u dëshmua për nga cilësia e organizimit dhe nevojës për të unifikuar qëndrimet dhe idetë e shoqërisë myslimane. Simpoziumi në fjalë ishte mundësi dhe mënyrë për të afirmuar edhe më shumë vlerat e institucionit të ixhmait në Islam dhe ndalimit të sjelljes së konkluzioneve të interpretuesve të ndryshëm që nuk kanë mbështetje dhe bazë institucionale. Unifikimi i shkenctarëve Islam në qendrat Islame dhe organizimit të simpoziumeve të tilla ofrojnë hapsirë që “ixhma” përsëri mund të marrë rolin dhe funksionin e tij historik si në periudhën e kaluar.
Në fund të këtij simpoziumi u sollën konkludime për të dëshmuar edhe një herë vlerën dhe rolin e institucionit relevant në sjelljen e konkluzioneve që kanë të bëjnë me =ështje me rëndësi të ummetit Islam. Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi takoi z. Mustafa Ozcan ne akademin e tij, si dhe qendren e Zaman-it.

1 2 4

Comments are closed.