Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Shtrembërim i të vërtetës

Shtrembërim i të vërtetës

(Reagim në lidhje me një shkrim të Shaqir Islamit, botuar në gazetën “Koha”, Shkup) 

Nga Mr.Muzemi ef. Osmani

Nuk  do të thotë që je laik në ndonjë gjë dhe tërë jetën të ngelësh i tillë, i padijshëm, por duhet të mundohesh të mësosh diçka, apo të informohesh saktë, para se të marrësh të shkruash diçka, sidomos kur bëhet fjalë për një kategori kuranore siç është ajo e ulul-emrit (udhëheqësit të besimtarëve), sepse mund të dalësh dy herë laik.

I tillë është shkrimi i Shaqir Islamit me titull Haram, ku dëshiron të tregohet shqiptaromadh dhe mbrojtës i vetëm i shqipes në këtë vend, duke harruar se vetë kolumnën e fillon me një fjalë në gjuhën arabe. Qenka marre, sipas jush, të shkruhet për Presidentin Erdoğan (Erdoan), të cilin Reisi në shkrimin e tij e vlerëson si një lider mysliman, por, ja, ka qëlluar të jetë turk, prandaj gjërat nuk duhen shikuar gjithmonë me syrin e laicitetit.

Keni thënë në shkrimin tuaj: ”unë që lexoj bile, kaq vite nuk kam lexuar nga Ju, ndonjë rresht të vetëm për brengosjet, për hallet, telashet, vuajtjet e shqiptarëve fukara dhe mjeranë në vendin tonë”. Vërtet këtu tregoheni shumë i painformuar. Më vjen keq se s’paskëshit lexuar asgjë, por, për hir të informimit tuaj të drejtë, do t’ju jap disa informata, që herën tjetër të jeni më i informuar, se nuk duam njerëzit tanë me emër mysliman të paraqiten naivë:

Po i numëroj disa:

  • Me ardhjen në krye të BFI-së të Sulejman ef. Rexhepit në vitin 1991, u zyrtarizuar gjuha shqipe në të gjitha institucionet dhe organet e BFI; ju jeni të vonshëm në këtë drejtim.
  • Flamuri kombëtar shqiptar me ardhjen e Sulejman ef. Rexhepit valëvitet në të gjitha institucionet dhe organet e BFI-së – edhe atje ku shqiptarët nuk janë 20%, si p.sh.: në Manastir, Prilep, Shtip e Veles. E di që edhe për këtë nuk keni ditur gjë.
  • Meqë të tangon çështja shqiptare dhe thirresh që lexon shumë, më vjen keq t’i thuash vetes që lexon e mos ta kesh lexuar librin Shqiptarët e Maqedonisë. Ky libër është produkt i Konferencës së Parë Shkencore Mbarëshqiptare pas pavarësimit të Maqedonisë (sot: RMV), e cila është mbajtur në lokalet e Medresesë Isa Beu në Kondovë në vitin 1993. E dini kush ishte iniciues i kësaj Konference? – Sulejman ef. Rexhepi; edhe këtu jeni shumë i vonshëm…
  • Vazhdojmë prapë më çështjen kombëtare. I “nderuar”, sa për informimin tuaj, ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës u mbajtën në mejtepet e xhamive, Rektorat i Universitetit ishte objekti i Bashkësisë Fetare Islame. A e dini kush ka qenë në krye të BFI-së në këtë

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni