Shteti ngulfat dialogun ndërfetarë në Maqedoni

Në Maqedoni ekziston tolerancës ndërfetare mes popullit, por është shteti ai i cili përherë ka ndikuar në prishjen e këtij ekuilibri fetarë në Maqedoni duke forcuar një besim ndërsa duke i anashkaluar të tjerët.
Në Maqedoni ekziston tolerancës ndërfetare, por ka njohuri të pamjaftueshme rreth feve dhe komuniteteve fetare në vend. Gjashtëdhjetë për qind e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se tolerancë ndërfetare ka, dhe se 50 për qind e qytetarëve e dinë se ka pesë komunitete kryesore fetare të përmendura në Kushtetutë.
Këto janë rezultatet e hulumtimit në terren, të cilat i bëri publike Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) në partneritet me Institutin për Demokraci “Societas Civilis” (ID) i cili prej janarit 2011 deri dhjetor 2011 në territorin e Maqedonisë realizuan projektin “Tolerancë, dialog, bashkëpunim! Promovimi i dialogut ndërfetar me anë të ngritjes së kapaciteteve të medieve dhe përfaqësuesve fetar”.
Ilina Mangova, menaxhere e projektit, tha se projekti kishte për qëllim të ngrit vetëdijen e popullatës për tolerancën fetare dhe pranimin e bindjeve të ndryshme fetare si dhe të kontribuojë për procesin demokratik të promovimit të lirisë së shprehjes, dialogut ndërfetar dhe pluralizmit religjioz.
“Ne kemi nevojë që t’ju tregojmë njerëzve se cilat fe ekzistojnë në Maqedoni duke marrë parasysh se pjesa dërmuese e popullatës këtu tek ne është religjioze dhe kemi një shtet mulftikonfesional”, potencoi Mangova.
Kreu i BFI-së, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, theksoi se në Maqedoni tolerancë fetare përherë ka treguar vullnet për respektimin e tjetrit që është ndryshe nga bindja fetare, por jo përherë ka marrë atë përgjigje.
“Në hapësirat tona nuk janë nënvizuar keqkuptime serioze të cilat kanë sjell në të kaluar deri te gjakderdhja në bazë të përjashtimeve dhe jotolerancës fetare. Mbetemi me shpresë se e gjithë ajo paraqet pasuri serioze për periudhën aktuale, ndërsa në veçanti për të ardhmen, për paqen dhe prosperitetin, për dashurinë ndërmjet gjeneratave të ardhshme me përbërje të ndryshme etnike dhe fetare”, theksoi kreu i BFI-së.
Por ai nuk ngurroi të kritikoj shtetin i cili përherë ka ndikuar në prishjen e këtij ekuilibri fetarë në Maqedoni duke forcuar një besim ndërsa duke i anashkaluar të tjerët.
“Në Jeni Xhami të Manastirit gërmohet marrëzisht dhe shteti paraqitet pronar i Xhamisë, ndërsa objektet tjetra fetare nga ndonjë fe tjetër nuk posedon, Çarshi Xhamia në Prilep është djegur, edhe pas gjithë atyre përpjekjeve nuk mundësohet rindërtimi i xhamisë. Ministria e Financave e shet xhaminë një bashkësie tjetër fetare edhe atë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së R.M, por gjithashtu bëhen përpjekje të mëdha që të mos kthehet prona e nacionalizuar edhe pse pronësia e kalur nuk na vihet në pyetje sikur që janë Hanet, Teqeja e Arabatit Baba dhe të tjera, ndërsa Xhamia Burmali është histori në vete.
Bëhet bekimi i objekteve publike  nga një bashkësi fetare”, theksoi numri një i myslimanëve në Maqedoni, Sulejman ef Rexhepi, duke nënvizuar se kalojmë në një gjendje që s’ka rrugëdalje përpos që të sjellim fetva- vendim fetar me të cilën fetarisht do t’u ndalohet besimtarëve tanë që të kenë qasje në objektet të cilat janë bekuar por jo në përputhshmëri me normat dhe principet islame.
Mitevski Boban nga zyra e kryepeshkopit Stefani nga KOM-i,  tha se toleranca fetare në Maqedoni është në një nivel të kënaqshëm dhe se ekziston një dëshirë që vazhdimisht të mbetet në këtë drejtim.
“- Shembullin që e japim ne si komunitete fetare dhe  bashkëpunim në drejtim të tolerancës është një shembull prej të cilave mund të na kenë zili vendet përreth, por edhe vende në Evropë. Në të kaluarën kemi pasur një situatë të padëshiruar, ku krerët e pesë komuniteteve fetare kushtetuese treguan nivelin e tyre të fesë dhe të njerëzimit dhe lëshuan një deklaratë të përbashkët  për të qetësuar situatën”, tha Mitevski.
Kryetarja e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Valentina Bozinovska kërkoi nga bashkësite fetare të jenë më transparente në këtë drejtim dhe të bashkëpunojnë më shumë me mediat.
Ati Goce Kostov i Kishës Katolike “Zemra e bekuar e Jezusit,” tha se  toleranca fetare në Maqedoni, duhet të përmirësohet në të ardhmen më shumë për të mundësuar komuniteteve fetare për të kontribuar për shoqërinë.
“Kemi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet bashkësive fetare dhe të ketë takime më të shpeshta”, tha Ati Kostov.
Anketa është realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, Shkup, në periudhën nga 20 gusht-30 shtator në Maqedoni dhe ka përfshirë 1.090 të anketuar.
Në konferencën, ku morën pjesë krerët e bashkësive fetare në Maqedoni, përfaqësues fetarë dhe ekspertët nga Gjermania dhe Bosnja e Hercegovina, përfaqësues të bashkësisë akademike dhe të medias, është paraqitur një video promovuese për bashkëpunim ndërfetar dhe i njëjti do të dërgohet në të gjitha radio stacionet dhe televizionet.

1 2 3

Comments are closed.