Shporta ramazanit-2022 nga ALKIG
Në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, të dilën më 01.05.2022 u zhvillua aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit 2022”, donacion nga Fondacioni bamirës pranë ALKIGUT (Komunitetin Musliman Shqiptar në Austri) në bashkëpunim me organizatën humanitare Hilal, e cila vepron në suazat e Bashkësisë Fetare Islame të RMV. Me këtë rast programi humanitar “Shporta ramazanit-2022” –parasheh shpërndarjen e produkteve të ndryshme të nevojshme tek familjet e skamnorëve dhe atyre në nevojë, me qëllim që mos kenë mungesën e produkteve ushqimore gjatë këtyre ditëve festive të Fitër Bajramit.
Me këtë rast falënderim i veçantë shkon për të gjithë donatorët e posaçërisht për kryesinë e ALKIGUT në krye me Kryetarin Vahidin ef. Beluli, të cilët si gjithmonë, edhe këtë vit dëhsmuan për zemërgjerësinë e tyre.
Comments are closed.