Shpeshtohen letrat kërcënuese në BFI

Vdekje për shqiptarët dhe muslimanët
Kanë filluar të shpeshtohen letrat të postuara në adresën e Bashkësisë Fetare Islame në RM, me përmbajtje ofenduese, raciste, anti-islame dhe anti-shqiptare, nga persona që dukshëm po i shprehin frustracionet e tyre dhe ndjenjat e zjarrta, anti-islame dhe anti-shqiptare.
Rasti më i fundit është një letër e pranuar ditën e Mërkurë më 06.02.2013, e shkruar me shkronja kapitale (shkrim dore) në të cilën me fjalë më të ulëta dhe kërcënime të ashpra është ofenduar Institucioni i Bashkësisë Fetare Islame, Kreu i saj dhe të gjithë muslimanët që jetojnë në Maqedoni dhe në Botë. Gjithashtu në këtë letër nuk është kursyer asnjë kërcënim kundër Kombit Shqiptar.
Për shkak të përmbajtjes e cila i tejkalon të gjitha nivelet e të lejueshmes, pjesërisht do ta bëjmë publike përmbajtjen e kësaj letre, në të cilën mes tjerash kërcënohet Kreu i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, me fjalët: “Sulejman Rexhepi është vrasësi më i madh, terrorist, dhunues, vehabist, xhihadist, nazist, fashist, ballist, ekstremist… Sulejman Rexhepi meriton dënimin më të tmerrshëm, më të pashpirt, dënimin e përjetshëm në një burg të errët…”
Më pas kjo letër vazhdon me fjalët: “Të gjithë shqiptarët në Botë, … janë teroristët më të ndyrë dhe më të mallkuar,… narko-dilerë, hajdutë të organeve njerëzore, fashistë, ballistë dhe ndryrësira të përhershme”. Prandaj, sipas autorit (ëve) të kësaj letre: “Qoftë e përhershme vdekja për Shqipërinë, Kosovën, Iliridën, Çamërinë!!! Qoftë e përhershme vdekja e të gjithë shqiptarëve në Botë. Qoftë e përhershme vdekja e të gjithë shqiptarëve muslimanë, vehabistë, terroristë, separatistë, iridentistë dhe vrasës!!! E përjetshme qoftë vdekja më e errët për të gjithë shqiptarët!!! Vdekje për Shqipërinë e Madhe!!! Islamistët shqiptarë, vahabistët, fundamentalistët, xhihadistët dhe teroristët, menjëherë dhe përgjithmonë ta lëshojnë Maqedoninë dhe asnjëherë të mos kthehen këtu!!! E përjetshme qoftë vdekja e islamizmit dhe vehabizmit shqiptar!!!”
Bashkësia Fetare Islame e ka të qartë se të gjitha këto akuzave, kërcënimeve dhe veprimeve anti-islame dhe anti-shqiptare të individëve apo subjekteve të ndryshme, bëhen me qëllim që ta frikojnë popullatën shqiptare dhe myslimane në vend dhe t’ia mëveshin asaj gjëra të cilat janë të papranueshme për shoqërinë tonë. Prandaj Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame me në krye Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i bëjnë thirrje popullatës Muslaimane dhe Shqiptare që jeton në Republikën e Maqedonisë, që të tregohen më të matur, më gjakftohtë e të mos lejojnë të bien pre e manipulimeve të tilla. Ndërsa për sa i përket frikës, populli shqiptar dhe mysliman, në këto troje ka përjetuar të gjitha represionet e mundshme të pushtuesve të ndryshëm dhe asnjëherë nuk ka përjetuar plasaritje, ngase me veprime të tilla të ulëta, anti-humane, anti-islame dhe anti-shqiptare, nuk mund të mposhtet një popull, i cili ka të pakontestueshëm: kulturën, besimin dhe gjuhën.letra 2 screen letra screen

Comments are closed.