Shpërblime për fituesit e garave në Turqi

Më 30.5.2012,në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulema h. Sulejman ef.Rexhepi takoi anëtarët e grupit të Medresesë Isa Beu, në krye me drejtorin e kësaj shkolle,prof. Ibrahim Idrizi dhe dr. Abas Jahja, drejtor i Sektorit për Kulturë në BFI, të cilët ishin pjesëmarrës në Garat e Treta Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe, të organizuara nga Akademia e Gjuhës Arabe të Turqisë.
Në këtë takim Reis-ul-Ulema përgëzoi pjesëmarrësit e Medresesë për suksesin e arritur në këto gara dhe vlerësoi:  “Kjo shkollë katraditë dhe autoritet gjithandej ;është institucion edukativo-arsimor i Rijasetit të BFI, gjithmonë i përkrahur dhe i ndihmuar nga popullata muslimane në vend dhe diasporë.” Ef.Rexhepi në vazhdim tha: “Bindja e madhe dhe kuadri që ka kjo shkollë, kapacitetet e saj, bëjnë me dije se ajo ka mundësi që të korrë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Medreseja Isa Beu është shkollë fetare me përshtypje të madhe në mesin e kësaj shoqërie, me kuadër të shëndoshë dhe me nxënës shembullorë. Prandaj dhe ne mburremi me suksesin e tyre.”
Reis-ul-Ulemaja fituesit në nivelin Poezi, Evzal Sinani,i dhuroi një shpërblim prej 300 eurosh, ndërsa nxënësve të tjerë fitues iu ndau shpërblim prej nga 100 euro. Në shenjë mirënjohjeje dhe përfaqësimi të denjë të Medresesë Isa Beu, Reis-ul-Ulemaja iu ndaun ga një libër “Lufta për të vërtetën” drejtorit të SHMI Medreseja Isa Beu, prof. Ibrahim Idrizi, profesorit të gjuhës arabe në këtë vatër të arsimit, prof. Mahir Hasani,profesoreshave dhe nxënësve-pjesëmarrës.
Dr. AbasJahja, drejtori Sektorit për Kulturënë BFI, Reis-ul-Ulemasë i ndau Mirënjohje me dedikim nga organizatorët e garave, në shenjë nderimi dhe respekti që ka treguar Bashkësia Fetare Islame dhe institucioni edukativo-arsimor Medreseja Isa Beu me pjesëmarrjen e tyre në këto gara.
DSC03494  DSC03500  DSC03501  DSC03506  DSC03520
Drejtori i shkollës, prof. Ibrahim Idrizi,në fund falënderoi Reis-ul-Ulemanë për përkrahjen që i ka dhënë në të kaluarën dhe që i jep vazhdimisht kësaj shkolle, por dhe për kontributin që jep në drejtim të nxjerrjes së kuadrove nga kjo shkollë. Prof. Idrizi tha se shpreson që edhe në tëardhmen ndihma, përkrahja dhea ngazhimi i h. Sulejman ef.Rexhepi do të jetë në këtë drejtim.

Comments are closed.