Shpallja e vitit të ri akademik në FSHI 2012/2013

Arsimim të mirëfilltë për perspektivë të ndritur
Viti akademik 2012/2013 në Fakultetin e Shkencave Islame ka filluar solemnisht me leximin e disa ajeteve nga Libri i shenjtë Kurani famëlartë, për vetë faktin se ajetet e para që kanë zbritur nga ky libër madhështor kanë të bëjnë me dijen dhe shkencën.
Me rastin e shpalljes së vitit të ri akademik 2012/2013 në Fakultetin e Shkencave Islame- Shkup të pranishëm ishin, Reis ul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, Dekani i FSHI-së, dr. Fahrudin Ebibi, drejtor i i SHMI Medreseja Isa Beu- Shkup, Prof. Ibrahim Idrizi, Profesor të FSHI-së dhe student.
Para të pranishmive fjalë përshëndetëse kishte dekani i FSHI, dr. Fahrudin Ebibi i cili ju shprehi mirëseardhje të pranishmive, ndërsa studentëve të vitit të parë iu dëshiroi fillim vit të suksesshëm akademik. “ Neve jemi mirënjohës për istitucionin fetar islam, Bashkësin Fetare Islame në krye me H. Sulejman ef. Rexhepin për angazhimin dhe kontributin e dhënë mbi një dekadë e gjysëm për FSHI-në. Edhe këtë vitë BFI ka kontribouar me mjete financiare të ndarë nga buxheti i saj, pasi që mungojnë ato shtetërore. Ky kontribut i BFI-së ka të bëjë në ndërtimin e standardeve dhe kushte të shkëlqyera për studentët që të ndjekin studime me cilësi të klasit të lartë dhe modern.”
Në hapjen e këtij viti të ri akademik kemi prezent, Reis ul Ulemanë e BFI dhe e funksionarëve të tjerë, e që kjo përcjell një porosi të shumëanshme se kjo vatër e shkencës do të ofroj një perspektivë të ndritur”- tha mes tjerash Fahrudin EBIBI.
Me këtë rast H. Sulejman ef. Rexhepi përkujtoi studentët se të mësosh dhe studiosh është obligim i çdo muslimani të devotshëm pa marrë parasysh përkatësinë gjinore, sepse vetëm me gjenerata të arsimuara një popull mund të ecën përpara.
“Ardhmëria e çdo populli, pa marrë parasysh ajo fetare apo kombëtare, varet nga gjeneratat e ardhshme dhe për këtë qëllim nevojitet arsimim i mirëfilltë”. Sipas Kryetarit të BFI-së këtë obligim fetar, institucioni që ai drejton e zbaton me sukses, me ç’rast numri i studenteve është në rritje, duke vlerësuar edhe interesimin e studentëve të gjinisë femërore. Këtë vit në fakultet janë regjistruar 50 studentë me çka numri i përgjithshëm i studentëve që vijojnë studimet arrin në 250. Por fatkeqësisht edhe pse FSHI-ja, por edhe Medreseja Isa Beu janë institucione arsimore për publikun e gjerë, këto mbeten të pa përkrahura financiarisht nga shteti.
“Edhe pse këto institucione arsimojnë dhe edukojnë gjeneratat e reja të cilat do ta ndihmojnë shoqërinë të ecën përpara, shteti po mban një qëndrim diskriminues ndaj këtyre dy institucioneve arsimore islame, edhe përkundër faktit se besimtarët muslimanë paguajnë tatimet dhe taksat ndaj shtetit”, tha mes tjerash kreu i BFI-së duke përkujtuar edhe një herë të gjithë ata që japin kontributin e tyre në mirëmbajtjen dhe financimin e këtyre institucioneve fetare, pra besimtarëve myslimane, ku pa kontributin e tyre nuk do të mund të zhvillohej jeta fetare dhe as arsimimi i gjeneratave të reja.
Me rastin e fillim vitit akademik Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Dr. Fahrudin Hebibi, në emër të Dekanatit dhe stafit të fakultetit i ndau mirënjohje Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame për kontributin e dhënë në ndërtimin e Fakultetit dhe kontributin e dhënë punën e mëtutjeshme të këtij institucioni akademik arsimor.
Pas ndarjes së indekseve për studentët e rinj, Kryetari i BFI-së uroi Fakultetin dhe studentët për suksese të reja në të gjitha poret e jetës dhe e luti Allahun Fuqiplotë që jeta e këtij institucioni të jetë deri sa të jetë jeta mbi dhe dhe i Madhi Zot ta bekoj!
17.09.2012, SHKUPDSC04263 DSC04269 DSC04271 DSC04285 DSC04294 DSC04298 DSC04302

Comments are closed.