Shoqëria islame dha kontribut në zhvillimin e kulturës dhe civilizimit shoqëror
Takimi i 8-të i Shurës Islame të shteteve Euroaziatike
Nga 19-22 Nëntor 2012 në Stamboll të Turqisë është mbajtur takimi i 8-të i Shurës (Këshillit) Islame të shteteve Euroaziatike nën organizim të kryetarit të Dijanetit ( Bashkësisë Islame) të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Gormez.
Në këtë konferencë morri pjesë Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe krerë të Bashkësive Islame dhe shkencëtarë nga 33 shtete të ndryshme të Evropës, Ballkani, Rusia, Kavkazi, dhe Azia e Mesme. Në hapjen solemne të këtij takimi ishte prezent Kryeministri i R. Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, i cili njëherit para të pranishmive dhe pjesëmarrësve u paraqit me fjalën e tij të rastit, por gjithashtu Ai ishte i shoqëruar nga zëvendës Kryeministri Bekir Bozdag.
Në këtë takim u prezentuan me fjalim Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ku para të pranishmive shtjelloi temën: “DIJA DHE URTËSIA TE MUSLIMANËT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË”, duke theksuar mes tjerash: “ Progresi dhe zhvillimi i çdo një shoqërie dhe i çdo një vendi varët nga faktorë dhe shkaqe të ndryshme, nga të cilët më të rëndësishmet janë dija dhe urtësia. Këta dy faktorë kanë qenë, janë dhe do të jenë kyç edhe për zhvillimin e shoqërisë sonë, e cila ashtu si shoqëritë tjera të vendeve euro-aziatike, pas tërheqës së shtetit osman nga këto troje, pati fatin e keq duke u ballafaquar me sisteme të ndryshme shoqërore, të cilat kishin aspirata diskriminuese dhe asimiluese ndaj muslimanve.
Shoqëria islame, gjatë historisë së saj në periudhën pas hilafetit osman, jo vetëm që arriti t`u bëjë ball stuhive të egra për të mbijetuar në këtë nënqiell, ajo dha kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës dhe civilizimit të përgjithshëm. Kontributi i shoqërisë islame bazohej në dijen dhe urtësinë e tyre, si dy elemente thelbësore të Fesë Islame të cilat Kur`ani dhe Suneti e vlerëson lartë rolin e tyre. Feja Islame është fe që nuk kufizohet me kohë e as me vend. Ajo në mënyrë racionale i ka trajtuar të gjitha nevojat dhe problemet jetësore të njeriut dhe shoqërisë njerëzore.”
Pas punimeve tre ditore nga ana e pjesëmarrësve në fund gjegjësisht më 22.11.2012 u hartua një deklaratë e përbashkët e takimit të 8-të të Shurës Euroaziatike në të cilën u vë në qendër të vëmendjes nevoja e bashkëpunimit të të gjithë myslimanëve të cilët jetojnë në këto hapsira dhe më gjërë në mbarë botën. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të një zëri se realizimi i këtyre qëllimeve të përbashkëta të myslimanëve në këto hapsira të jenë nën udhëheqje të Dijanetit të R. Turqisë. Në mesin e vendimeve më me peshë të cilat u sollën në këtë takim ishin:
• Me urgjencë dhe në mënyrë sa më të shpejtë të merren masa për ndërprerjen e gjakderdhjes në Palestinë ( Gaza), Siri dhe në vende tjera ku jetojnë myslimanët në botë;
• Menjëherë të kapen dhe të dënohen të gjithë ata që mbysin dhe porositësit e mbytjeve ndaj liderëve fetar islam të myslimanëve në disa vende të Azisë të cilët kanë për qëllim friksimin e myslimanëve që jetojnë dhe kanë statusin e pakicave;
• Të tejkalohen dallimet medhhebiste dhe keqkuptimet, ndërsa vëllazëria mes myslimanëve të kuptohet dhe vlerësohet si dhunti më e madhe mes myslimanëve;
• Të ndërpriten veprimet e grupeve të reja të ashtuquajtura ” lëvizje islame” të cilat bëjnë çrregullime në mesin e myslimanëve;
• Të vendosen rregulla dhe merren masa për kremtimin e festave islame nga ana e gjithë myslimanëve në botë, gjegjësisht të hartohet ose aprovohet një Takvim i përbashkët;
• Të merren masa për fuqizimin institucional të Shurës Islame të shteteve Euroaziatike dhe implementimin e vendimeve të arritura;
• Të formohet Sekretariat i përgjithshëm të Shurës Islame të shteteve Euroaziatike me seli në Stamboll në të cilën do të ketë përfaqësues prej bashkësive përkatëse islame, anëtare të Shurës;
• Të formohet “Institut për pakicat myslimane”.
Vlen të theksojmë se pas përfundimit të takimit dhe sjelljes së deklaratës së përgjithshme Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi realizoi takim me kryetarin e Dijanetit Turk, Prof. Dr. Mehmet Gormez në të cilin takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqueshëm në mes dy bashkësive islame, por njëherit duke përkrahur njëri tjetrin për vazhdim të bashkëpunimit dhe fuqizimit të marrdhënieve vëllazërore.
Comments are closed.