SHMI ,,MEDRESEJA ISA BEU”PARALELJA E VAJZAVE SHKUP NË MESIN E XHEMATIT TË SHKUPIT
SHMI ,,Medreseja Isa Beu”. Paralelja e vajzave Shkup në bashkëpunim me Muftininë e Shkupit organizoi ligjeratë për gjininë femërore në Xhaminë e Nerezit.
Programi filloi me një Asher nga nxënësja: Fatime Tairi, Ilahi dhe poezi në gjuhën Turke nga nxënësja: Sedamerva Baki dhe ilahi në gjuhën Shqipe nga vetë nxënëset e shkollës.
Udhëheqësinë e bëri nxënësja: Sara Tairi.
Praksën e bëri nxënësja: Rumejsa Ismani me temën: Realiteti i kësaj bote dhe vlera e botës tjetër (xhennetit).
Fjalën e rastit e mbajti Administratorja e Medresesë Isa Beu Shkup, prof. Nurten Shehi-Sakipi,me temën: Punët e mira ta shtojnë Besimin ( Imanin ).
Fjalën përshëndetëse e mbajti përfaqësuesja pranë Muftinisë Arife Iseni dhe fjalë falenderimi nga mualimja e xhamisë Semra Kurtishi.
Gjithashtu Paralelja e vajzave Shkup në bashkëpunim me Muftininë e Shkupit organizoi ligjeratë për gjininë femërore edhe në Xhaminë e Arnaqisë së epërme ku programi filloi me një
Asher edhe Ilahi nga vet nxënëset e shkollës
Udhëheqësin e bëri nxënësja:Belkisa Alili
Praksën e bëri nxënësja :Anesa Ramadani me temën : Mëshira
Fjalën e rastit e mbajti :Hfz,prof.Munever Lutfiu-Murtezi me temën :Durimi
Fjalën përshëndetëse e bëri përfaqësuesja pran Muftinisë së Shkupit Mubera Jashari-Asani
Comments are closed.