SHMI “MEDRESEJA ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE SHKUP NË MESIN E XHEMATIT TË SHKUPIT

SHMI “Medreseja Isa Beu” Paralelja e vajzave Shkup në bashkëpunim me Muftininë e Shkupit organizuan ligjërata për gjininë femërore në xhamin Husein Shah -Saraj . Programi filloi me një asher nga nxënësja Rumejsa Ismani , ilahi nga grupi i korit të medreses dhe poezi. Hyrjen e bëri nxënësja Amra Ismaili praksën e bëri nxënësja Vildane Ajrullah , fjalën përshëndetëse e pat kryetarja e Departamentit të gruas pran Muftinis Gjyhere Ramani. Fjalën e rastit e mbajti Prof.Hyrijete Gajni Kadri me temën “Vlera dhe roli i xhamis” Fjalë falenderimi nga mualimja e xhamis Qefsere Abazi dhe në fund duan e bëri teologia Hafsa Ramani.
Në xhaminë Ebu Bekër Es-Siddik” – Shuto Orizare.
Programi filloi me ashere nga Kurani Famëlartë. Më pas, fjalë përshëndetëse pati Arife Asani – anëtare e Departamentit të Gruas pranë Muftinisë së Shkupit.
Fjala e rastit në këtë program kushtuar gjinisë femërore, i takoi Prof. Naxhije Bakiut, profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu, e cila përcolli mesazhin e saj mbi rëndësinë e kryerjes së farzeve në islam, duke shtuar se përpikmëria dhe kujdesi ndaj obligimeve parësore fetare është shkak për afrim tek Allahu Fuqiplotë.
Nxënësja Elma Tahiri prezentoi temën “Ramazani muaj i Kur’anit”.
Korri i SHMI Medresesë Isa Beu e zbukuruan këtë program me këndimin e pjesëve nga Kurani Famëlartë dhe këndim të disa ilahive.

Comments are closed.