SHMI “MEDRESEJA ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE SHKUP NË MESIN E XHEMATIT TË SHKUPIT
SHMI “Medreseja Isa Beu” Paralelja e vajzave Shkup në bashkëpunim me Muftininë e Shkupit organizuan ligjërata për gjininë femërore në xhaminë “Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” – Studeniçan.
Programi filloi me ashere nga Kurani Famëlartë. Më pas, fjalë përshëndetëse pati Arife Asani – anëtare e Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit.
Fjala e rastit në këtë program kushtuar gjinisë femërore, i takoi Prof. Busejra Idrizi, profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu. “Ramazani muaj i Kur’anit” – ishte tema që e trajtoi Sumeja Memedi, nxënëse pranë Medresesë Isa Beu – Shkup.
Nxënëset e Medresesë Isa Beu e zbukuruan këtë program me këndimin e pjesëve nga Kurani Famëlartë dhe këndim të disa ilahive.
Në xhaminë qendrore Haraçinë, fjala përshëndetse nga mualimja Mubera Hasani, nxënëset e medresesë ishin nën udhëheqjen e profesoreshës Selvije Dardhishta Shakiri e cila ligjëroi temën “Pendimi”, ndërsa nxënësja Tuba Rexhepi igjëroi temën “Sadakaja”. Nxënëset e Medresesë Isa Beu e zbukuruan këtë program me këndimin e pjesëve nga Kurani Famëlartë dhe këndim të disa ilahive.
Në xhaminë qendrore Hasanbeg medresantet të dhëhequra nga Muneve Lutfiu Murtezi u pritën nga mualimja Mubera Kadriu.
Nxënëset e Medresesë Isa Beu e zbukuruan këtë program me këndimin e pjesëve nga Kurani Famëlartë dhe këndim të disa ilahive.
Prev Post
Comments are closed.