[:al]Shkupit i shtohet edhe një hafiz i ri[:]

[:al]Këto ditë, Myftinia e Shkupit ka organizuar një ceremoni fetare lidhur me duanë e hifzit për hafizin e ri, Zekirija Kinari, i cili hifzin e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Shkupit, në përbërje të: prof. hfz. Shafi ef. Osmani, prof. hfz. Sheval ef. Azizi dhe hfz. Sadudin ef. Sulejmani.

Në këtë manifestim  morën pjesë Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, mr. Qenan ef.Ismaili   si dhe një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve të Shkupit me rrethinë.

Me këtë rast, të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, pasi e uroi hafizin e ri, si dhe pasi e përgëzoi familjen e tij që e kanë përkrahur gjatë tërë kohës deri sa e ka nxënë Kuranin përmendësh, theksin e veçantë e vuri mbi rëndësinë e hifzit si dhe mbi respektin që duhet ta gëzojnë hafëzlerët në shoqëri.

Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim kishte edhe nikoqiri i këtij aktiviteti Myftiu i Shkupit, mr. Qenan ef. Ismaili i cili i përshëndeti të pranishmit dhe e uroi hafizin e ri për këtë arritje.

Në emër te Xhamisë “Isa Beu” dhe  familjes së hafizit të ri, të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua edhe hoxhë Muharrem Ismaili, kurse duanë e hifzit e bëri Kryeimami i Myftinisë së Tetovës, hfz. Ejup Selmani.[maxgallery id=”8991″][:]

Comments are closed.