[:al]Këto ditë, në qendër të Shkupit, në Çarshinë e Vjetër, në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, Myftinia e BFIM – Shkup me në krye Myftiun Mr. Qenan ef. Ismaili, organizoi një eviniment shpirtëror me rastin e hapjes solemne të Institutit të hifzit ‘’HAFIZ. ISMAIL EF. ALIEVSKI’’.
Me prezencë të kreut më të lartë të BFIM – së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi , myftinjëve nga Tetova, Gostivari, Shtipi dhe Velesi, Kryetarit të komunës së Çairit z. Visar Ganiu, këshilltarit për çështje fetare pranë ambasadës së R. Turqis, Kryetarit të Kuvendit të BFIM – së, dekanit të FSHI – së, drejtorit të Medresesë, koordinatores së Medresesë së vajzave dhe shumë personaliteteve, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme vendore, një numri të madh të hoxhallarëve, hafizlerëve dhe profesorëve, u realizua hapja solemne e këtij Instituti. Programi i organizuar me këtë rast filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga hafizi i mirënjohur dhe njëherit edhe përgjegjës i Institutit, Hfz. Xhemail ef. Nuhiu, fjalë përshëndetëse pati nikoqiri i këtij organizimi Myftiu i Myftinisë së BFIM – Shkup Mr. Qenan ef. Ismaili, përkrahësi material i kësaj iniciative z. Sejdi Kurtulush dhe Kryetari i komunës së Çairit z. Visar Ganiu.
Fjala e rastit i takoi Kryetarit të BFIM – së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit i cili përmendi kontributin e hafizlerëve të këtij nënqielli e në veçanti të hfz. Ismail Alievskit në të kaluarën dhe nevoja e kontributit tonë në këtë drejtim për të ardhmen. Më pas kryetari dorëzoi vendimin e punës hafiz Xhemail Nuhiut – bartësit të këtij amaneti. Ashtu siç u fillua ky program njëjtë edhe u përfundua me leximin e ajeteve Kur’anore, tani nga hafizi Emri ef. Hirda që krejt në fund të përmbyllet me një dua nga Myftiu i Myftinisë së Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Pas përfundimit të programit u bë prerja e shiritit dhe vizita e lokaleve të Institutit. Për mysafirët prezent u shtrua edhe një drekë nga familja e donatorit z. Sejdi Kurtulush.
[maxgallery id=”10083″][:]
Comments are closed.