[:al]Shkupi edhe me një hafize[:]

[:al]

Pas një mundi të madh disa vjeçarë për ta mësuar përmendësh librin e Allahut xh.sh. dhe pas tre ditëve ndëgjim nga komisioni për dëgjim dhe vlerësim të hafizëve pranë Myftinisë së BFI të Shkupit në përbërje të Hfz. Shafi ef. Osmani (kryetar), Hfz. Sadudin ef. Sulejmani dhe Hfz. Sheval ef. Azizi hafizja Rumejsa Arifi arriti që me sukses të kurorëzohet ruajtëse e fjalës së Allahut – HAFIZE. Në lokalin e restorant Festina u realizua ceremonia solemne e këtij kurorëzimi. Fjala përshëndetëse i takoi nikoqirit të këtij organizimi Myftiut të Myftinisë së BFI të Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili dhe pasi prezent ishte këshilltari për çështje fetare pranë ambasadës së R. së Turqisë Murat Allkën në shenjë respekti iu dha fjala përshëndetëse. Me fjalë rasti u drejtua Kryetari i BFIM – së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili fillimisht uroi hafizen për këtë sukses të saj në jetë, duke i dëshiruar suksese të më tutjeshme në jetën e saj, ai mes tjerash do të potencon dhe hadidhin e Muhammedit a.s “njerëzit më të dashur të umetit janë bartësit e Kur’anit”, e nderuara hafize ti je në hallkën e shumë hafizeve në botë dhe je pjesë e këtij hadithi të Muhamedit a.s tha mes tjerash efendi Rexhepi.

Hafizi i nderuar Avni ef. Asani lexoi pjesë nga Kur’ani Famëlartë ku në fund pasoi duaja nga Myftiu i Myftinisë së Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Vlen të theksohet se hafizja e re në fjalë ka të kryer shkollën e mesme ekonomike dhe fakultetin ekonomik.

06.12.2018

[maxgallery id=”10635″][:]

Comments are closed.