Shkupi edhe me një hafize të Kur’anit

Shkupi edhe me një hafize të Kur’anit
Ditë më parë, në prezencë të komisionit të hifzit i përbërë nga: hfz. Shafi ef. Osmani (kryetar), hfz. Sheval ef. Azizi (anëtar) dhe hfz. Sadudin ef.Sulejmani (anëtar) hafizja e re, Berru Emin, përfundoi hifzin me vlerësim dhe notë të shkëlqyer (5).
Hafizja e nderuar hifzin (nxënien përmendsh të Kuranit) e kryeu te xhamia Hudaverdi, te hafizi dhe mualimi i nderuar, Buramedin Alia. Përpos miqve dhe mysafirëve ishin prezent edhe shum hoxhallarë dhe hafëzlerë për ta nderuar hafizen e re . Të pranishëm në këtë gëzim dhe ceremoni hifzi ishte edhe kreu më i lartë i BFI-se, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, me muftinjë të Myftinive të BFI-së si dhe me bashkëpuntorët e vet.
Me këtë rast, fjalë përshëndetëse pati muftiu i Myftinisë së Shkupit, profesori i nderuar, Rexhep ef. Jusufi i cili përgëzoi hafizen e re për nxënien përmendësh të Kur’anit dhe luti të Madhin Allah që t’i japë shëndet dhe lumturi në jetë.
Për të përshëndetur të pranishmit në gjuhën turke fjalë kishte edhe Muftiu i Tetovës Dr. Qani ef. I cili në veçanti foli pë vlerën e leximit të Kur’anit famëlart.
Fjalën e rastit në këtë manifestim dhe gëzim e pati Kryetari i BFI –së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i cili, veç tjerash tha: “Kam kënaqësi të veçantë që sot jemi këtu në këtë vend të bukur për një moment shumë të rëndësishëm. Kam kënaqisi të veçantë që mbesa e hafës Ismail ef. Aliut (Allahu e Mëshiroftë) ka kryer hifzin me sukesë të shkëlqyer dhe lus Zotin që hafizja Berru të ndjekë rrugën e hafiz ef. Ismailit.
“E nderuar hafize ju prej sot jeni një hallkë e zinxhirit të gjatë të hafizëve në botë, andaj ju përgëzoj ashtu siç i përgëzoi edhe Muhammedi a.s. hafizat duke thënë “ Njerëzit më të mirë (të dashur) të ummetit timë janë bartësit e Kur’anit (hafizat)”.
Kreu i BFI-së ndau mirënjohje postmortum për hafiz Ismail ef. Aliu të cilën e pranoi biri i tij.
Duanë e hifzit e bëri Muftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef.Fetahu.
emine1

emine2

emine3

emine4

emine5

emine6

Comments are closed.