Shkup: Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në trevjetorin e tentativës për grusht shtet në Turqi

Shkup: Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në trevjetorin e tentativës për grusht shtet në Turqi

Në prani të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu (Mevlyt Çavushollu), më 15 korrik, 2019, në Universitetin Ballkanik në Shkup (IBU) është organizuar manifestimi në përkujtim të trevjetorit të tentativës për grusht shtet në Turqi. Siç ishte bërë e ditur në atë kohë, organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, kishin orkestruar tentativën për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila jetën e kishin humbur 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë ishin plagosur.
Në këtë manifestim, me ftesë të Ambasadores turke në RMV, zonjës Tülin Erkal Kara (Tylin Erkal Kara), ka marrë pjesë edhe Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Programi ishte organizuar nga Konsulenca e Shërbimeve Fetare në kuadër të Ambasadës së Turqisë në Shkup, në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame në vend dhe me Myftininë e Shkupit.
Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu, siç kanë bërë të ditur agjencitë, kishte potencuar se natën e 15 korrikut populli turk, nën lidershipin e Presidentit Erdoğan (Erdoan), deri në mëngjes u ka thënë “ndal” tradhtarëve, duke hapur një faqe të re në historinë më të re të Republikës së Turqisë.
Më parë, gjatë ditës, në Xhaminë Mustafa Pasha, përveç ministrit Çavushollu, fjalim ka mbajtur edhe Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, ndërsa lutjen e ka bërë atasheu i Shërbimeve Fetare në kuadër të Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan. Manifestimi është përcjellë edhe me lexim të Kuranit, me ilahi dhe me lutje fetare islame në përkujtim të 15 korrikut të vitit 2016.

Comments are closed.