Shkup: Përfunduan me sukses Garat Kuranore 2014

imageMejtepet fetare gjatë historisë kanë luajtur rol të rëndësisëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, por dhe të moshave të tjera. Lirisht mund të themi se deri në hapjen e shkollave të para në vendin tonë, mejtepet e kanë bartur tërë procesin arsimor-edukativ të fëmijëve tanë. Ajo çka duhet cekur është se mejtepet, përveç asaj, kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe në ruatjen e kulturës tonë si popull. Jo vetëm kaq, po nëpër mejtepe kanë gjetur prehje edhe shumë kombësi më të vogla dhe e gjithë kjo është zhvilluar përmes institucionit të këtillë islam.
Falë angazhimit të Bashkësisë Fetare Islame ky zinxhir i mejtepeve është ruajtur deri më sot dhe me një elan të shkëlqyer pune vazhdon të mbajë ende të njëjtin rol të procesit të edukimit fetar nëpër çdo vend ku ka muslimanë. Duke e parë këtë rol historik te shkelqyer te mejtepeve, me iniciativë të Myftinisë së Shkupit, përkatësisht me iniciativën e operativës së kësaj myftinie, u mor vendim që në qytetin e Shkupit të organizohen, tashmë, Garat e Dyta Kuranore 2014. Këtë projekt e realizoi Këshilli organizativ, i udhehequr nga Senad ef. Ramadani, Miftar ef. Islami dhe Bajram ef. Gurri, të autorizuar nga Myftinia e Shkupit. Organizimi u përkrah nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, pastaj Komuna e Çairit dhe një numër i konsiderueshëm bamirësish, biznesmenësh dhe afaristësh të vendit tonë. Në këto gara, mjaft justifikuese, morën pjesë 42 mejtepe, të cilat shtrihen në qytetin e Shkupit dhe rrethinën e tij dhe gjithsej 140 garues, përfaqësues të këtyre mejtepeve.
Hapja solemne e Garave Kuranore Shkup 2014, dyditore, u bë në mengjesin e ditës së shtunë me datë 3.05.2014 në ambientet e Xhamisë Mustafa Pasha dhe vazhduan edhe të nesermen, po ashtu nga orët e mëngjesit, dhe në to morën pjese mysafirë të lartë nga jeta fetare, kulturore dhe politike nga Maqedonia e më gjërë, duke përfshirë ketu edhe nga shtetet arabe. Garat i vizitoi ekselenca e tij, Kryetari i BFI-së Reis-ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim Tahiri, myftiu i Shkupit Ibrahim ef. Shabani, përfaqësues nga Ambasada e Katarit në Maqedoni dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Arabisë Saudite. Garat i vizituan edhe dy udhëheqësit e vatrave të shkollimit fetar, edhe atë dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, dr. Fahrudin Ebibi, dhe drejtori i Medresesë Isa Beu në Shkup, Ibrahim Idrizi. Nga mysafirët tjerë kishte hoxhallarë, profesorë dhe shumë besimtarë të tjerë.
Garat përfunduan ditën e diel, më 4.05.2014, me ç’rast u shpallën dhe fituesit e tyre. Ky eveniment u përmbyll me një program kulturor-fetar, i përgatitur nga nxënësit e mejtepeve. Fituesit e garave u përcaktuan nga Komisioni profesional, i përbërë nga tre ligjërues në Medresenë Isa Beu, edhe atë: Rexhep Jusufi, ligjërues i lëndës Gjuhë arabe, Shafi Osmani dhe Sheval Aziri, të dy ligjërues të Drejtleximit të Kuranit.
Fituesi i çmimit të parë të Garave Kuranore Shkup 2014 për lexim më të mirë dhe më të bukur u shpall BEJAN BAKIU nga Mejtepi i Sarajit, i cili në një konkurrencë të fortë arriti të dilte i pari. Të gjithë pjesëmarrësve në gara, si dhe personave që kontribuan në këtë drejtim, iu ndanë mirënjohje dhe shpërblime në të holla dhe teknika arsimore, ndërsa dhjetë fituesit e parë u dekoruan edhe me diploma.
Me rastin e ndarjes së çmimeve e mori fjalen edhe Reis-ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi, i cili me këtë rast përshëndeti këtë organizim të Myftinisë së Shkupit. Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, po ashtu i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët specialë dhe falenderoi Allahun (xh. sh.) që e mundësoi këtë organizim të shkelqyer, qëllimi i të cilit është të nxit të rinjtë që ta mësojnë këtë libër të shenjtë në mënyrë sa me precize. Ai falenderoi dhe Këshillin organizativ, sponsorët dhe të gjithë ata që e ndihmuan këtë projekt të shkëlqyer.

Fituesit e Garave Kuranore Shkup 2014: 1. Bejan Bakiu, 2. Ahmed Ziberi, 3. Egzon Memedi, 4. Hamza Seferi dhe Bejza Ali, 5. Adil Musoski dhe Adisa Hoxha, 6. Hamza Berati dhe Ejmen Duraku, 7. Kanita Bajrami dhe Jetmir Sefa, 8. Muhamed Musliu, Xhunejda Elezi dhe Mefail Jusufi, 9. Nasir Idrizi, Hatab Zeneli dhe Ilmi Ahmeti, 10. Berina Demiri, Sead Idrizi dhe Alije Veseli.

imageimage image imageimageimageimageimageimageimageimageimageimage

Comments are closed.