Shkenca ju bënë të gjallë përjetësisht

Shpallja e vitit të ri akademik në FSHI 2011/2012
Me rastin e shpalljes së vitit të ri akademik 2011/2012 në Fakultetin e Shkencave Islame- Shkup të pranishëm ishin Dekani i FSHI-së, Mr. Fahrudin Ebibi, Reis ul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, drejtor i i SHMI Medreseja Isa Beu- Shkup, Prof. Ibrahim Idrizi, Myfti të myftinive të BFI-së, Profesor të FSHI dhe student.
Para të pranishmive fjalë përshëndetëse kishte dekani i FSHI, Mr.Fahrudin Ebibi i cili ju shprehi mirëseardhje të pranishmive, ndërsa studentëve të vitit të parë iu dëshiroi fillim vit të suksesshëm akademik. “ Neve jemi mirënjohës për istitucionin fetar islam, Bashkësin Fetare Islame në krye me H. Sulejman ef. Rexhepin për angazhimin dhe kontributin e dhënë lidhur me FSHI. Duhet theksuar se çdo vit ky institucion i lartë shkencor islam nuk i ngjanë vetvetes, për vetë faktin se investohet shumë në godinën e FSHI-së, si dhe ofrohen kushte të reja për studime. Edhe këtë vitë BFI ka kontribouar me mjete financiare të ndarë nga buxheti i saj për të ofruar mundësi të reja për studentët që të ndjekin studime me cilësi të klasit të lartë dhe modern.”
Nga kjo që sot kemi prezent ekselencën e tij, Reis ul Ulema i BFI dhe e funksionarëve të tjerë shpalos edhe një mesazh shumë të fuqishëm se kjo vatër e shkencave islame  do të prodhoj intelektual islam të niveleve të larta”- tha mes tjerash Fahrudin EBIBI.
Fjalë rasti kishte Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi ku para të pranishmive citoi një ajet nga Kurani Fisnik ku Allahu Fuqiplotë thotë: “Allahu  është i Lartësuar, pejgamberi dhe besimtarët…” Duke u nisur nga ky ajet kuranor,   Reis ul Ulema shprehi se Allahu është i Lartësuar dhe nuk ka kontest në këtë drejtim, por gjithashtu edhe pejgamberi, Muhamedi a.s., megjithatë duhet shqyrtuar pozitën e muslimanëve, në fakt ne në të kaluarën ishim forcë shkencore, politike, kulturore, ekonomike, ushtarake etj, ndërsa tani pozita jonë flet diçka tjetër.”
Ai këtë konstatim e bazoi se tani shoqëria myslimane merret me çështje të dorës së dytë, ndërsa i ka harruar ato që janë primare dhe fundamentale. Ai gjithashtu në fjalimin e tij shpalosi thënien e një dijetari islam i cili kishte thënë:“ O Zot më mbroj nga dituria e padobishme”,  kjo thënie njëherit ishte edhe një mesazh i drejtuar  studentëve të rij se ata kanë mundësinë  t’i studijojnë shkencat islame e që kanë të bëjnë me shkenca të dobishme.
Por gjithashtu theksoi se injoranca nuk ka vend në mesin tonë, andaj u bëri apel studentëve që nëse ata dëshirojnë të jenë të gjallë edhe pas vdekjes së tyre duhet kontribouar përmes shkencës dhe të lënë vepra kapitale, në të kundërtën injorantët edhe pse janë gjallë ata llogiraten të vdekur. Mes tjerash përkujtoi dy emrat e reformatorëve të botës islame Muhamed Abduhu dhe Xhemauldin Afganiut të cilët kanë qenë personalitete dhe kanë kontribouar për shoqërinë islame.
Në fund Reis ul Ulema i BFI e shpalli të hapur vitin e ri akademik 2011/2012 duke ju dëshiruar suksese studentëve të ri në studime, hulumtime të mirëfillta, të pasjisen më shumë me dituri që të jenë më të fortë, që mos të nëpërkëmben, si dhe duke ju dëshiruar shëndet. Reis ul Ulema, h. Sulejman ef. Rexhepi duke e lutur Allahun e Plotëfuqishëm  që të bekojë të gjithë studentët e përmbylli fjalimin e tij. Kreu i BFI në fund studentëve të rij ua shpërndau indexat për vitin e ri akademik.
19.09.2011, SHKUP
1 2 3 4 6 7 8 9

Comments are closed.