Shënohet 25 vjetori i “Dritës Islame”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zhvilluar një konferencën shkencore “25 vite Drita Islame”, në kuadër të 25 vjetorit të themelimit të organit të parë mediatik të Komunitetit Mysliman, revistës “Drita Islame”. Në konferencë ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, kryetari i KMSH-së Haxhi Skender Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, Kryemyftiu i Kosovës Hafiz Naim Tërnava, Myftiu i Gostivarit Hafiz Shaqir Fetahu, Kryetarja e Komitetit Shtetëror të Kulteve Loreta Aliko, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe të bashkësive fetare, klerikë, akademikë, profesorë, studiues, besimtarë, etj. Me këtë rast, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka akorduar revistës “Drita Islame” titullin “Naim Frashëri” me motivacion “për kontributin e saj në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit Islam në mbarë kombin shqiptar” , duke ia dorëzuar kreut të KMSH-së H. Skender Bruçaj. Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes presidenti z. Bujar Nishani vlerësoi rëndësinë dhe kontributin e “Dritës Islame” në çështjen fetare e kombëtare si dhe për standartet e saj të larta. “Në janarin e këtij viti u mbushën plot 25 vjet nga lindja e kësaj gazete, që përbën një datë simbol edhe për historinë e shtypit të lirë në Shqipëri. Ka mbi 25 vjet që dielli u shfaq rishtazi mbi mjegullën që ndenji aq gjatë mbi vendin, tokën, njerëzit, shtëpitë, shpirtrat dhe besimet tona. “Drita Islame” është një paketë optimale, e cila ofron këshillat dhe udhëzimet më të mira, me zbatimin e të cilave njeriu bëhet më i denjë për familjen, më i dobishëm për shoqërinë dhe për kombin në tërësi”, u shpreh efendi Bruçaj. Ndërkaq, para të pranishmëve fjalën përshëndetëse të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, e lexoi përfaqësuesi i tij, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Shaqir ef. Fetahu, i cili tha: “Gjithnjë kam ndjerë kënaqësi të veçantë përgjatë prezantimit nëpër promovime apo edhe përurime të përvjetorëve të fjalës së shkruar. Fjala e shkrur është e vetmja pararojë e identitetit të qenies njeri. Urdhëri i parë i Allahut të Gjithëmëshirshëm ishte “Lexo”! Pra, u urdhëruam që të lexojmë fjalën e shkruar, sepse aty formësohet kuptimi i të qenurit njeri, aty brumoset dhe ngritet identiteti i çdo njeriu, i çdo etnie, i çdo bsimtari. Pa dyshim, të gjithë këtu jemi dëshmitarë të një vrulli të pashpjegueshëm etnik në rrënimin e komunizmit këtu e 27 vjet më parë. Kapërcime legjendare po ndodhnin në Shqipëri, kombi shqiptar po hidhte hap drejt një sistemi të papërjetuar më parë, drejt një rendi të ri shoqëror që shtylla kryesore i kishte: lirinë, të drejtat dhe besimin! Kombi shqiptar i flaku prangat e ateizimit dhe iu qas ngritjes së jetës fetare institucionale. Te të gjithë klerikët shqiptarë, falë Zotit, që në fillim të këtij angazhimi fetar, gjëja parësore ishte jo vetëm kultivimi i jets fetare por, mbi të gjitha, ruajtja e traditës së hershme – harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare e pashembullt e popullit shqiptar! Atë kohë, takimet e mia me vëllain tonë, me prijësin e parë të myslimanëve në Shqipërinë post-komuniste, me rahmetliun Hafiz Sabri efendi Koçin, ishin të shpeshta dhe, në të gjitha takimet ai gjithnjë e ka shprehur nevojën iediate të ruajtjes dhe të kultivimit të kësaj tradite. Sepse, në fillet e demokratizimit të shoqërisë sonë, shqiptarëve po i suleshin lloj-lloj sektesh, ideologjishë, lëvizjesh e aktivitetesh që bëheshin në emër të fesë islame. Popullata ishte e painformuar, jofetarisht e ngritur dhe shpirtërisht e drobitur për t’iu bër ballë të gjitha atyre fortunave shkatërrimtare që po kanosnin gjithandej. Propagandat ndalohen vetëm me drejtinformim, keqintepretimet ndalohen vetëm përmes qëndrimeve institucionale, ngritja e identitetit të mirëfilltë fetar nis vtëm atëherë kur hidhen themelet e vatrave arsimore kombëtare. Dhe, hirësija e tij efendi Koçi, pikërisht në këtë angazhim përplot sakrifica e shihte shpëtimin e identitetit fetar islam të shqiptarëve të Shhqipërisë. Prandaj, iu rrek punës, pa kurrfarë hezitimi e kërkonte ndihmën tonë, në të gjitha takimet ndërkombëtare ishte i zëshëm dh shumë këmbëngulës në respektimin e vlerave të kombit shqiptar si mysliman, ndaj dhe ndihmat i kërkonte pa kurrfarë kushtëzimesh. Ishte shumë i bindur se fare lehtë do ta kalojë këtë sfidë sepse, kishte besim të madh në kapacitetin intelektual të popullit shqiptar, kishte besim të paluhatshëm te intelektualët e vendit, të cilët, bashkë me teologët e mbijetuar, do të bëhen bartësit e parë të projektit aq shumë të nevojshëm kombëtar që do ta titullojnë DRITA ISLAME. Populli shqiptar kishte nevojë për Dritën Islame, jo vetëm për atë dritë që shkrepet për ta zhdukur errësirën, por, edhe për atë Dritë që nuk është vegim, që nuk ëshët shkëndijën e dobët, për atë Dritë që përjetë do ta ndriçojë vetëm të Vërtetën. E vërtetë e ndriçuar nga kjo Dritë të mbronë nga devijimi, nga gënjeshtra, nga shtrembërimi, nga shkatërrimi… DRITA ISLLAME, qysh në fillim do të bëhet strumbullar i mendimit intelektual shqiptar i proviniencës islame, do të bëhet tablloid i së vërtetës duke hedhur dritë mbi të kaluarën e lavdishme islame të popullit shqiptar dhe, në veçanti, duke i ndriçuar figurat kombëtare që kishin dhënë kontribut të pamohueshëm në zhvillimin e islamit ndër shqiptarët. Mbi këtë shembull, pastaj, do të përforëcohet dhe do të zhvillohet koncepti kombëtar i islamit autokton në trevat shqiptare. Ky është ai koncept që u ndërlidh mrrrekullueshëm si me atë koncept të simotrës së vet në Maqedoni, HËNËS SË RE, ashtu edhe më DITURINË ISLAME të Kosovës, të cilat kishin filluar me botim pesë vite para se të botohej numri i parë i DRITËS ISLAME, dhe që për model e kishin pasur fjalën e parë islame në shqip, ZANIN E NALTË. Drita Islame nisi në do kushte dikur të papërballueshme por, ja, sot po ia festojmë 25 vjetorin e botimit të parë. Dhashtë Zoti që kjo Dritë ndriçoftë përgjithmonë!” – ka përfunduar Myftiu efendi Fetahu tekstin e fjalimit të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Pas seancës së hapjes konferenca ka vijuar me promovimin e librit “Bibliografia e gazetës Drita Islame (1992-2011)”, si dhe me tre sesionet shkencore, ku referuan studiues të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në fund u shpërndanë çertifikata mirënjohje për kontribuuesit e saj ndër vite.

[maxgallery id=”5516″]

Comments are closed.