Shëndeti përkeqësohet i të punësuarve në BFI, kërkojn ndihmë urgjente nga faktori ndërkombëtar

image

Pas uzurpimit të BFI-së nga një grup prej 50 personash, në këtë institucion fetar 15 punonjësve të rregullt të administratës së BFI-së ju rrezikohet shëndeti i tyre pasi mbahen “peng” në vendin e tyre të punës. Ata plotë 5 ditë qëndojn natë e ditë në zyrat e tyre.

Përgjegjësi i sektorit për marrëdhënie me publikun në Bashkësinë Fetare Islame, Agron Vojnika  thotë se urgjentisht kërkojm nidihmë mjekësore pasi çdo ditë gjendja e të punësuarve në BFI përkeqësohet.

“Ne të punësuarit e Rijasetit të BFI-së plotë 5 ditë qëndrojm natë e ditë në vendet tona të punës. Shëndeti i të gjithëve është dobësuar dhe jemi para kolabimit. Kërkojm ndihmë mjekësore, kjo situatë ështe a patolerueshme, Jeta jonë është në rrezikun më të lartë nga nga personat e panjohur që kanë uzurpuar vendet tona të punës dhe tjetra që është më e rrëndësishmja se shëndeti jonë përkeqësohet nga çasti në çast.”, tha Vojnika duke kërkuar urgjentisht ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtar.

”Apelojmë te bashkësia ndërkombëtare te ambasadat, misioni i OSBE-së, BE-së që të ndërhyn për tejkalimin e kësaj krizë të inskenuar”,deklaroi Agron Vojnika, përgjegjës në sektorin për Marrëdhënie me Publikun në BFI.

Comments are closed.