Shejh Abdullah Abdulkerim Ez-Zer’uni vizitoi Reisul Ulemanë
Të martën më 26.04.2022, në Kabinetin e tij, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti me kënaqësi mysafirin e BFI, nga Ebu Dabi, i cili po të qëndron disa ditë në vendin tonë Shejh Abdullah Abdulkerim Ez-Zer’uni.
Është një personalitet i mirënjohur, ekspert i leximit të Kur’anit Famëlartë dhe imam në Xhaminë Qendrore të Ebu Dabit. Kreu i BFI dhe mysafiri i lartë, të shoqëruar edhe nga Drejtori i sektorin për marrëdhënie me Botën Arabe, H. Ismet ef. Ademi, biseduan për përshtypjet e tij për vendin tonë dhe për shumë çështje tjera. Në këtë takim Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dëshiroi mirëseardhje Shejh Abdullah Abdulkerim Ez-Zer’unit dhe qëndrim të këndshëm në këto ditë Ramazani në mesin tonë dhe besimtarëve në përgjithësi, duke i dhuruar një pllakate, Kuranin e Artë, simbolin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV. Vlen të theksohet se prezenca e tij në mesin e besimtarëve ka sjellë një frymë të re. Zoti e bekoftë.
Comments are closed.