[:al]Shkup, 30 tetor – Sot, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur në një takim zyrtar Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorin Klemens Koja, të cilit ia ka ofruar një letërnjohtim më të zgjëruar mbi Institucionin e Bashkësisë Fetare Islame në RM. Mysafiri i lartë është njohtuar me problemet me të cilat aktualisht ballafaqohet BFI-ja si dhe me sfidat që e presin në të ardhshmen.
Duke u ndarë tejet i kënaqur Ambasadori Koja ka uruar dhe ka shprehur gatishmëri për një bashkëpunim më të theksuar në mes BFI-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup me qëllim të kontribuimit në ngritjen e nivelit të sigurisë si dhe të bashkëjetesës që është vlerë e dëshmuar në këtë vend.
[maxgallery id=”10033″][:]
Comments are closed.