SH.M.I. Medreseja Isa Beu paralelja e vajzave-Tetovë filloi praktikën e Ramazanit

SH.M.I. Medreseja Isa Beu paralelja e vajzave-Tetovë në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës filloi praktikën e Ramazanit me nxënëset e kësaj shkolle ku gjatë muajit të bekuar të Ramazanit do të jenë afër besimtarëve nëpër xhamia të qytetit të Tetovës si dhe në fshatrat përeth të cilat do të prezantojnë para të pranishmëve pjesë nga Kurani Famëlartë, ilahije poezi, ligjerata, lutje, si dhe krejt në fund fjalë përshëndetëse nga Profedoreshat e Medresesë.
Sot u vizituan këto xhami:
– Grupi i parë, Xhamia e f.sh. Meletinë me një grup të nxënëseve të udhëhequra nga Prof. Barije Shabani.
– Grupi i dytë, Xhamia në f.sh. Zherovjan me një grup të nxënëseve në udhëheqjen e Prof. Halime I.Shasivari.
-Grupi i tretë në f.sh Reçic e madhe, xhamia e madhe grupi i nxënëseve në udhëheqjen e Prof. Sabija Abduramani.
-Grupi i katërt në Xhaminë Eski në Tetovë një grup nxënësesh në udhëheqjen e Prof. Abide E. Memeti.
– Grupi i pestë në Xhaminë e lagjes Drenovec Tetovë me një grup nxënësesh në udhëheqjen e Prof. Sadete Luta.

Comments are closed.