SEMINAR PEDAGOGJIK

Sektori Fetaro -arsimor pran Riasetit të BFI, në koordinim me Drjetorinë e SHMI Medreseja “Isa Beu” Shkup, më 31. 08. 2015 në lokalet e Medresesë realizoi një seminar pedagogjik një ditor. Në seminarë kishin marrë pjesë të gjithë mësimdhënësit e Medresesë “Isa Beu” me të gjitha paralelet e saja.

Seminari kishte karakter shkencor pedagogjik me qëllim të mobilizimit sa më të mirë të të gjitha forcave edukativo arsimore që dukshëm do të ndikonte edhe në ngritjen e cilësisë  së misimit dhe edukimit te nxënësit. Rrjedha e seminarit u realizua sipas planprogramit që ishte paraparë. Pas lexcimit të disa ajeteve kur’anore, seminarin e moderoi sekretari i medresesë Prof. Lutfi Nexhipi, i cili fillimisht paraqiti edhe rrjedhën e punës së seminarit. Më pas fjalën përshëndetëse në emër të Reisul Ulemas e mori Drejtori i medresesë prof. Ibrahim Idrizi, i cili përveç përshëndetjes të pranishmëve, në pika të shkurta foli edhe për rolin, rëndësinë dhe qëllimin e këtij seminari.

Në  panelin e parë, të cilin e udhëhoqi prof. Jusuf Zimeri, drejtor i sektorit fetaro arsimor pran BFI, ligjëruan:Dr. Naser Ramadani, legjerues pran Fakultetit të sdhkencave Islame në Shkup, ku ligjëroi me temën:Mësimdhënësi dhe roli i tij në procesin edukativo-arsimor” i cili vërtetë bëri një analizë të thukët shkencore. Më pas ligjëroi Dr. Qani Nesimi, ligjërues pran Universitetit shtetëror të Tetovës dhe njëkohësisht edhe Mufti i muftinisë së Tetovës, i cili ligjëroi me temën: “Metodat mësimore bashkëkohore në procesin edukativo arsimor”,. Në këtë temë profesori  bëri shkoqitje interesante për metodat bashkëkohore të zhvillimit edukativo arsimor. Pas përfudnimit të ligjeratës nga dy ligjëruesit e lartëpërmendur, u këmbyen mendime dhe biseda nga profesorët e medresesë, të cilët ishin mjaft aktiv në pjesën debative të panelit të parë.

Në panmeline  dytë pas një pauze dhe një kokteli që kishte përgatitur drejtoria e Medresesë për hirë të profesorëve, ligjëruan edhe Dr. Musa Musai, ligjërues pran Universitetit Shtetëror të Tetovës, me temën: “Format mësimore dhe përdorimi i mijeteve mësimore bashkëkohore-(qasje psikologjike)” i cili vërtetë bëri një qasje shumë interesante të temastikës. Më pas ligjëroi edhe Dr. Bunjamin Memedi, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës me temën “ “Etapat operative të orës mësimore dhe rëndësia e vlerësimit të nxënësit”, i cili në mënyrë shumë profesinal paraqiti tematikën e tij.

Në fund pas përfundimit të seminarit për profesorët dhe ligjëruesit u shtrua drekë e përbashkët në nrestaurantin e Medresesë.

seminar seminar1 seminar3

Comments are closed.