Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së takoi z. Sulejmanin

Në lokalet e Bashkësisë Fetare Islame, Sekretari i Përgjithshëm, h. Afrim ef. Tahiri kishte takim me Kryetarin e Qendrës Islame të Danderang Melburn- Viktoria  të Australisë, z. Bujar Sulejmani.
Gjatë këtij takimi ef. Tahiri i shprehu mirëseardhje dhe mirënjohje të sinqerta për vizitën që ia bëri BFI-së.
Tahiri e njoftoi për aktivitetet e BFI-së, rreth organizimit të jetës fetare islame në vend dhe diasporë, vizitat që ua bëjmë Qendrave Fetare Islame në diasporë dhe bashkëpunimin me ato.
austtt
Kryetari i Qendrës, z. Sulejmani i shpjegoi për nivelin e lartë të bashkëpunimit që kanë me qendrat tjera të Evropës, Amerikës dhe Australisë, dhe se do të bashkëpunojnë njejtë me institucionin e BFI-së. Nga vetë kryetari qendrës islame Danderang M.- Viktoria u parashtrua një kërkesë konkrete duke kërkuar që BFI t’iu gjejë një teolog i cili plotëson kushte dhe do t’i shërbej besimtarëve musliman në rrethanat në Australi me qëllim që të rruajnë traditën fetare islame në ato hapsira ku veprojnë dhe jetojnë për momentin.

Comments are closed.