Së shpejti nis renovimi dhe rivalorizimi i xhamive në Ohër
Në selinë e Reisul Ulemasë së BFI-së në RM është realizuar një takim pune në mes të Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexherpi dhe drejtoreshës së Muzeut të Ohrit, zonj Tanja Paskali Buntasheska.
Veç tjerash, në këtë takim në mes të drejtoreshës Buntasheskës dhe efendi Rexhepit është nënshkruar edhe marrëveshja për bashkëpunim si dhe kontrata e pagesës për renovim dhe rivalorizim të xhamive në këtë Qytet. Projekti në fjalë është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë ne mes të Bashkësisë Fetare Islame në RM dhe Dijanetit nga Republika e Turqisë.(T.C. Başbakanlık Vakıflar Genel Müdürlüğü).
Comments are closed.