Sami Yusuf mori bekimin e Reisul Ulemasë

Sami Yusuf mori bekimin e Reisul Ulemasë
Të Premten më 2 Shtator, në zyrat e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e priti këngëtarin dhe interpretuesin e ilahive me renome botërore Sami Yusuf.
Në prag të koncertit live që do të mbahet ditën e Shtunë më 3 shtator në ora 20:00 në Stadiumin Filipi i Dytë në Shkup, interpretuesi i madh i Ilahive, kishte shprehur dëshirë që të takonte Kreun e Institucionit Fetar Islam në Maqedoni dhe nga ai të kërkonte bekimin për koncertin e radhës në vendin tonë.
Me këtë rast, Reisul Ulema e përshëndeti mikun, i cili njëherit është edhe Ambasador i Paqes në OKB dhe i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses në veprimtarinë e tij. Më pas i bëri një përshkrim për Bashkësinë Fetare Islame dhe popujt muslimanë që jetojnë në Maqedoni, ku si imperativ dhe promovim kryesor i BFI është bashkëjetesa, respekti dhe paqa në këtë rajon.
Gjithashtu këngëtari i famshëm Sami Yusuf, e falënderoi Reisin për mikpritjen e përzemërt dhe i dëshiroi jetë të gjatë e të suksesshme në përfaqësimin e të gjithë muslimanëve të Maqedonisë. Ai me këtë rast i dhuroi Reisit edhe një CD, albumin e fundit, i cili është një përmbledhje dhe një studim për 1000 vjetorin e melosit islam në Botë dhe përmban këngë nga katër anët e botës, përfshi këtu edhe melosin Ballkanik.
Nga ana tjetër, Reisi efendi Rexhepi, i dhuroi një pllakat – simbol i BFI-së mikut të shtrenjtë, shoqëruar edhe me përmbledhjen e fundit të librave të botuara nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi të titulluara: “Për Fe dhe Atdhe”. Më pas e njoftoi edhe me kuptimin e këtij titulli dhe përmbajtjen e kësaj përmbledhje, e cila pasqyron vështirësitë, pengesat dhe diskriminimin që i bëhet popullatës muslimane në Maqedoni, si dhe të arriturat e Institucionit Islam dhe njerëzve me besim të pastër tek Allahu Fuqiplotë.
sami1

sami2

sami3

Comments are closed.