S H P A L L J E

Universiteti 29 Maj Istanbul Viti Studimor: 2013/2014 Procedura e pranimit të studentëve të huaj

Sipas kushteve të dhënura më poshtë në Universitetin tonë do të pranohen studenë për studime të ciklit të parë me bursë të plotë.

Kushtet e ofruara: 1. Bursa për shkollim ( Kjo bursë kaplon çmimet vjetore siç vijojnë : 14.000 lira turke+ TVSH për Fakultetin e Arteve dhe Fakultetit Ndërkombtarë Islam dhe Shkencave Fetare; si dhe 17.000 Lira turke+TVSH për Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe administrative.); 2. Bursa mbështetëse 9 muaj të vitit nga 250 Lira në muaj; 3. Shpenzimet e ushqimit dhe vendbanimit; 4. Njëherë në vit mvarësisht nga shteti që vjen studenti përcaktohet mënyra e udhëtimit dhe paguhet e njejta.

Shënim: Këto kushte janë të vlefshme për 4 vjet (8 gjysëmvjetorë) për të gjithë ata që e fitojnë bursën dhe në këtë afat kohor nuk përzihet në veprim disiplinor si dhe nëse plotëson kërkesat minimale për vazhdimësi dhe sukses në mësime. Për nxënësit e vitit përgatitor u njihen edhe dy muaj shtesë. Për ata që duhen të dijnë edhe gjuhë të dytë ky afat mund të shkon deri në katër gjysëmvjetorë. Po qëse bëhet ngrirje e studimeve dhe kjo pranohet nga bordi i drejtorëve kjo periudhë nuk konsiderohet si pjesë e afatit të dhënë. Ndryshe nxënësit të cilët e kanë fituar bursën nga Univerziteti 29 Maj duhet t’i përmbahen regullores së saj.

Kalendari i aplikimeve dhe regjistrimeve Afati i fundit: 13 Gusht 2013 Shpallja e kandidatëve që do të thirren në provimin pranues të studentëve të huaj 15 Gusht 2013 Provimi pranues i studentëve të huaj 20-21 Gusht 2013 Shpallja e studentëve që kanë fituar të drejtë për regjistrim 22 Gusht Regjistrimi i dytë për studentët që kanë kaluar provimin 23 Gusht- 12 Shatator 2013

Kushtet për aplikim: Në kuotat e dhënura më poshtë mund të aplikojnë të gjithë ata të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme dhe janë nënshtetas në një nga shtetet e Republikave Turke, shteteve Kafkaze dhe Ballkanike; Aplikantët duhet të kenë sukses së paku 4 nga nota 5, tetë nga nota 10 dhe 75 nga 100 pikë; Aplikantët nga data 01.01.2013 nuk duhet të jenë më të vjetër se 23 vjeçarë; Aplikantët nuk duhet të vuajnë nga ndonjë smundje që do të i pengonte të studjojnë në Republikën e Turqisë.

Dokumentet që nevojiten për aplikim:

Forma e aplikimit e mbushur (kliko linkut të shkarkosh formën për aplikim); Fotokopja e diplomës së shkollës së mesme; Nostrifikimi i diplomës dhe përkthimi i saj në gjuhën Turke. ( Mund të meret nga Ministria e Arsimit të Republikës së Turqisë apo në Ambasadën e Turqisë. Këto dokumente duhen të jenë gati së paku në ditën e provimit; Dëftesat në origjinal dhe përkthimi i tyre në Turqisht; Nëse e ka: Fotokopjen e Rezultateve të Provimeve pranuese për studentët e huaj pranë Univerzitetit të Stambollit, Marmarasë dhe 19 Majit për vitin 2013. Gjithashtu pranohen edhe rezultatet e provimeve pranuese në shtetin amë si dhe rezultatet e provimeve pranuese ndërkombëtare; Fotokopjen e pasaportit në faqet ku tregohen informata për aplikuesin, për afatin e pasaportit si dhe vendi se ku është dhënë i njejti; 1 fotografi.

Shënim: Kandidatët duhet me vete të marrin edhe origjinalet e dokumenteve të lartpërmendura. Do të kontrollohen nga departamenti i punëve të studentëve.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimet bëhen deri në afatin e fundit për aplikim në adresën e dhënë në person ose me anë të postës. E mundur është edhe aplikimi online me anë të e-mailit.( aplikimi me email kërkohet të bëhet me formatin PDF)

Programi Kuotat Shkencat Islame dhe Fetare (bursë e plotë) 5 Filozofi (Bursë e plotë) 8 Histori (Bursë e plotë) 8 Gjuhë dhe letërsi turke 8 Shkencat politike 10

Provimi Pranues për studentët e huaj: Pas evaluimeve që bëhen nga ana e univerzitetit tonë kandidatët e përshtatshëm ftohen të marrin pjesë në provimin pranues. Po që se kandidatët e ftuar me datë 20 Gusht në ora 09:30 nuk gjindet në vendin e provimit e humbin të drejtën e bursës.

Vendosja dhe shpallja e kandidatëve që fitojnë të drejtë regjistrimi:

1. Rezultatet e provimit pranues për nënshtetas të huaj shpallen në ueb faqen tonw www.29mayis.edu.tr dhe atyre që fitojnë të drejtën e regjistrimit ua dërgojmë kumtesën me letër;

2. Kandidatët që kanë fituar të drejtën për regjistrim me këtë letër mund të shkojnë në ambasadën më të afërt të Turqisë dhe të marrin vizën studentore; 3. Regjistrimi i studentëve bëhen në njësitë përkatëse. Regjistrimi nuk mund assesi të bëhet online, dhe kërkohet prezenca fizike e kandidatit.

Shënim: Deri në pikën e regjistrimit ( ardhja në provim pranues, shkuarja dhe ardhja për marrjen e vizës studentore, etj) të gjitha harxhimet rrugore i takojnë kandidatëve. Gjatë periudhës së provimeve kandidatëve u mundësohet akomodimi.

Dokumentet e duhura për regjistrim: 1. Fletëpranimi që iu është dërguar kandidatëve që kanë fituar të drejtë regjistrimi dhe viza studentore e marrur nga ambasada Turke; 2. Pasaporti në original; 3. Origjinali i diplomës së shkollës së mesme dhe përkthimi i saj në turqisht me aprovim nga ambasada turke; 4. Dokumeti i nostrifikimit të diplomës së shkollës së mesme që është marrrur nga Ministria e Arsimit të Republikës së Turqisë apo nga ambasadat turke. 5. 6 fotografi.

Shënim: Po që se deri në kohën e regjistrimit kandidati ka dorëzuar ndonjë dokument joadekuat apo po që se kandidati nuk bën regjistrimin në afatin e dhënur e humb të drejtën e regjistrimit.

Univerziteti 19 Maj, Istanbul Icadiye Baglarbasi Caddesi no 40 Uskudar 34662 Istanbul Tel: + 90 216 988 1400 FAX + 90 2164740874 yurtdisiogrenci@29mayis.edu.tr

 

 

Sqarim:

Në tekstin e SHPALLJES çmimet e bursave janë shpalosur në monedhën Turke, Lira, andaj çdo i interesuar që ka shprehur dëshir për të vazhduar studimet në këtë Universitet, çmimet e dhënura duhet t’i llogaritë në kundërvlerë të valutës Euro.

Comments are closed.