Rrugë të mbarë haxhinjë!

Untitled-982Me lutjet më të sinqerta dhe më të përkushtuara deri tek Allahu Fuqiplotë, që paqja, mëshira dhe begatitë e panumërta të jenë mbi ju dhe mbarë ummetin e Muhamedit a.s. dëshiroj t’iu uroj rrugëtim të këndshëm dhe të frytshëm të gjithë haxhinjëve nga vendi ynë dhe më gjërë që vendosën këtë vitë të udhëtojnë për në vendet e shenjta dhe të bekuara. Vërtet një nga dhunëtitë më të mëdha që Allahu ia jep robit të Tij është mundësia për të vizituar shtëpinë më të shenjtë, më të bekuar dhe më madhështore të Allahut, Qaben. Ky udhëtim nuk i ngjan asnjë udhëtimi tjetër, sepse udhëtimi për në Haxh është një udhëtim për t`iu përgjigjur thirrjes së Allahut (xh.sh.), i cili thotë: “Thirri njerëzit të vijnë në Haxh…” Kësaj thirrje i përgjigjen miliona haxhilerë me telbijen: “Të përgjigjem ty, o Allah, të përgjigjem, të përgjigjem ty; nuk ka shok për ty, të përgjigjem. Vërtet falënderimi, begatitë dhe sundimi janë për ty; nuk ka shok për ty.” (“Lebejke Allahume lebejk, lebejke la sherike leke lebejk, innel-hamde ve niëmete leke vel-mulk la sherike lek.”)

Në fund, të gjithë haxhilerëve iu dëshirojmë dhe iu urojmë Haxh të pranuar dhe falje të mëkateve, duke e përkujtuar hadithin e Muhamedit(a.s.): “Kush e kryen Haxhin dhe nuk iu nënshtrohet më epsheve të shfrenuara, atij i fshihen mëkatet dhe bëhet i pastër si në atë ditë kur e lind nëna e tij”.

 

Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.