[:al]Rreth Medhhebit Hanefij[:]

[:al]MEDHHEBI HANEFIJ (themelimi, dijetarët, literature dhe terminologjia e tij) nga autori Jusuf Zimeri, është botimi i fundit i Rijasetit të BFI-së nga lëmi i jurisprudencës Islame.

Libri në vete përfshinë pesë kapituj të rëndësishëm ku autori trajton një sërë problematikash nga sheriati Islam. Në kapitullin e parë autori definon shkencën e fikut si në aspektin linguistik ashtu edhe në atë terminologjik islam, bënë dallimin në mes të nocioneve “Fikh” dhe “Sheria”. Në kapitullin e dytë shtjellon zhvillimin e shkencës së fikhut sipas periudhave kohore deri te periudha e muxhtehidëve islam. Kapitulli i tretë përfshinë themelimin e shkollave juridike, me theks të veçant medhhebit hanefij, themeluesit e ksaj shkolle, fazat e zhvillimi të kësaj shkolle, dijetarët eminent të kësaj shkolle dhe rangimin e tyre. Në kapitullin e katërt paraqet literaturën e medhhebit hanefij, librat bazike të kësaj shkolle, shpjegimet e tyre, leksikonet, bibliografitë etj. Në kapitullin e pesë autri paraqet terminologjinë e Fikut hanefij, duke filluar nga norma juridike e deri te terminologjia e veçantë e kësaj shkolle.

DISPOZITAT MBI STANDARDIN “HALLALL”

Libri “Dispozitat mbi Hallall Standardin” është një botim i ri nga Bashkësi Fetare Islame e RM, që është përgatitur nga Agjencioni për Hallall Standard pran Rijasetit të BFI-së. Libri është në autorsi të: Sulejman ef. Rexhepit, Muhamer ef. Veseli dhe Jusuf ef. Zimeri.

Libri përfshinë dispozitat e përgjithshme të Hallallit, jep sqarime të argumentuara për llojet e ushqimeve Hallall dhe është bazë mbi të cilën vepron Agjencia për Hallall Standard.[:]

Comments are closed.