Risul Ulema merë pjesë në Iftarin e Kryeministrit të vendit

Risul Ulema merë pjesë në Iftarin e Kryeministrit të vendit

Një delegacion i BFI së i udhëhequr nga Reisul Ulema i BFI së h. Sulejman ef. Rexhepi dekani i FSHI së, drejtori i Medreses Isa Beu, kryetari i Organizatës Hilal dhe drejtori i Agjencionit Halal morën pjesë në iftarin e organizuar nga kryeministri i vendit z. Emil Dimitriev ku morën pjesë i gjithë stafi qeveritar i Maqedonisë. Në fjalën e tij Kryeministri falenderoj Reisul Uleman e BFI së që ka pranuar ftesën që të jetë pjesë e këtij iftari, duke u dëshiruar muslimanëve agjërim të lehtë dhe të përfundojnë agjërimin në mirëqenie. Këtë iftar e përshëndeti edhe kreu i BFI së h. Sulejman ef. Rexhepi duke falenderuar Kryeministrin për kthimin e një tradite që u ndërpre para disa kohëve dhe ngelim me shpresë se ky iftar do të jetë tradicional, tha ef. Rexhepi në fjalën e tij. Ezani dhe duaja u bë nga delegacioni i BFI së.
vlada

vlada1

vlada2

Comments are closed.