RIJASETI MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT TË KONVOKUAR NGA REISUL ULEMAJA

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të enjten më 08.07.2021 në selinë e BFI mbajti mbledhjen e rregullt, në strukturë të zgjeruar, të konvokuar nga Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame. Në rendin e ditës u përfshinë këto pika:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar të Rijasetit të BFI.
2. Informata e Reisul Ulemasë të BFI për aktivitetet mes dy mbledhjeve.
3. Shqyrtimi i raportit mbi aktivitetet e Ramazanit 2021.
4. Përgatitjet për Kurban Bajramin 2021.
5. Përcaktimi për mbajtjen e ditës së zgjedhjeve kolektive të BFI.
6. Përcaktimi i formatit të ri të muraseleve.
Pas diskutimit të frytshëm dhe shumë konstruktiv, në të gjitha pikat e rendit të ditës, Rijaseti i BFI të RMV solli vendim të njoftojë të gjitha muftinitë, organet dhe institucionet e saja si dhe të gjithë besimtarët e vendit me sa vijon:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Rijasetit, rëndësi më e madhe iu kushtua pikës së dytë të rendit të ditës, e cila ka të bëjë me Informatën e Reisul Ulemasë të BFI për aktivitet mes mbledhjeve të Rijasetit, në të cilën u analizuan me përpikëri vizitat e tija, sidomos në Dijanetin e Republikës së Turqisë, Vizitën në Sarajeve të organizuar nga RABITA dhe vizitat tjera të qendrave islame në Perëndim.
Në pikën e tretë e cila ka të bëjë më shqyrtimin e raportit mbi aktivitetet e Ramazanit 2021, dhe u analizua në detaje puna e komisioneve të formuara nga Rijaseti dhe Myftinitë. Vlen të përmendet raporti financiar në të cilin vërehet rritje e konsiderueshme e të ardhurave të zeqatit dhe sadakatul fitrit, në nivel të myftinjve në krahasim me vitet tjera, e cila në nivel të përgjithshëm arrin në 52 përqind më tepër. E njëjta rritje është vërejtur edhe nëpër qendrat Islame në Diasporë.
Për sa i përket pikës së 4 të rendit të ditës, përgatitjet për Kurban Bajramin 2021, u dokurdua mënyra se si do të organizohet në nivele të muftinisë dhe të Rijasetit duke u përcaktuar komisione të veçanta që do ta përcjell rrjedhën e grumbullimit, prerjes dhe distribuimit të mishit të kurbanit.
Për sa i përket përcaktimit të mbajtjes së zgjedhjeve kolektive të BFI, u vendos që nga data 1 shtator deri më datën 15 shtator do të bëhet zgjedhje këshillave të xhamive në nivel të gjitha myftinjve të vendit, gjithashtu duke përcaktuar komisioni që do ta mbikëqyrin këtë proces.
Rijaseti zgjodhi komisionin i cili do të përzgjedh formatin e ri të muraseleve dhe të njëjtin do t’ia paraqesë Rijasetit në mbledhjen e ardhshme.

Comments are closed.