Rijaseti i BFI-së mbajti mbledhjen e vet të rregullt

Rijaseti i BFI-së mbajti mbledhjen e vet të rregullt

Këto ditë, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RM ka mbajtur mbledhjen e vet vjetore me ç’rast janë shqyrtuar shumë pika që kanë të bëjnë me aktivitetet fetare përgjatë vitit 2016.

Gjithashtu, në këtë mbledhje janë raportuar edhe të arriturat dhe sukseset gjatë realizimit të objektivave të parapara në planin vjetor të BFI-së, respektivisht të Myftinive të BFI në RM. Emërues i përbvashkët i anëtarëve dhe organeve të Rijasetit ishte se, përkundër një viti të paqëndrueshëm në të gjitha sferat e shoqërisë, megjithatë BFI-ja me sukses ia ka dalur ta zhvillojë jetën fetare islame si dhe ta avansojë atë, siç ishte rasti me akreditimin e Fakultetit të Shkencave Islame si dhe t’i mirëmbajë pa problem të gjitha institucionet e veta fetaro-arsimore.
mbledhje-rijasetit

Comments are closed.